Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta mjekja e njohur Sonela Xinxo

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta mjekja e njohur Sonela Xinxo

E ndjera, Sonila Xinxo

Mjekja dhe pedagogia Sonela Kavaja Xinxo është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme pas luftës së saj ndaj një sëmundje të rëndë. Lajmin e kanë bërë me dije familjarët e saj. 

“Pas një sëmundje të rendë, u nda nga jeta në moshën 49 vjecare, motra ime e dashur dr Sonela Kavaja Xinxo! U prehsh në paqe motër”, ka shkruar doktor Genti Kavaja.

Xinxo iu përkushtua mjekësisë dhe punoi në Institutin e Shëndetit Publik për periudhën 2003-2017 në fushën e parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve jo të transmetueshme. Gjithashtu ishte autore e disa studimeve dhe raporteve në fushën e shëndetësisë dhe menaxhimit të shërbimit të kujdesit shëndetësor.

ISHP ka përcjellë ngushëllimet për familjarët e Xinxos nëpërmjet një postimi në facebook.

Postimi i Institutit të Shëndetit Publik:

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të një nga kolegeve të Institutit të Shëndetit Publik, Dr. Sonela Kavaja Xinxo.

Sonela punoi ne ISHP për periudhën 2003-2017, ne fushën e parandalimit dhe kontrollit te Sëmundjeve Jo të Transmetueshme, duke kontribuar në hartimin e regjistrit të Sëmundjeve të Zemrës si dhe të shumë dokumenteve të politikave shëndetësore.

Sonela do ti mungojë jo vetëm familjes por edhe të gjithë miqve dhe kolegëve  me të cilët ajo bashkëpunoi,  si dhe studentëve të Fakultetit të Mjekësisë të cilëve ju përkushtua për disa vite. I paharruar qoftë kujtimi i saj!

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?