Humbi gjyqin në Apel me gazetarin në SHBA, Shkëlzen Berisha duhet të paguajë 1.2 mln $ shpenzime, kërkonte 60 milionë $ dëmshpërblim

Humbi gjyqin në Apel me gazetarin në SHBA, Shkëlzen Berisha duhet të paguajë 1.2 mln $ shpenzime, kërkonte 60 milionë $ dëmshpërblim

Shkëlzen Berisha dhe Guy Lawson

Më 2 mars të vitit të kaluar Shkelzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha ka humbur gjyqin në Florida të SHBA me Simon & Shuster dhe Guy Lawson, botues dhe autor i librit “Qentë e luftës”.

Lajmi u njoftua nga mediat amerikane pra 14 ditë para se të bëhej publik në Shqipëri, faktin se djali i ish kryeministrit ka humbur gjyqin përballë botuesve të librit që përfshinte Shkelzenin si aktor kryesor në tragjedinë e Gërdecit ku humbën jetën 26 njerëz të pafajshëm.

Gjykata e Floridas kishte rrëzuar padinë e Shkelzenit dhe për pasojë dhe kërkesën e tij për një dëmshpërblim prej 60 milionë dollarësh për prishje imazhi.

Në shpjegimin e dhënë nga gjykata e Floridas u morën të mirëqëna dhe akuzat e vajzës së Kosta Trebickës se në vrasjen e babait të saj biznesmen ka gisht djali i ish kryeministrit Berisha dhe një sërë provash e faktesh të tjera që vertetonin se Shkelzen Berisha ishte pronari i vërtetë i punishtes së vdekjes në Gërdec.

Fakti është se humbësi i një gjyqi kudo në botë dhe për më tepër në SHBA duhet të paguajë të gjitha shpenzimet. Që i bie 10 përqind e shumës së kërkuar nga paditësi si dëmshpërblim.

Pra gjyqi i parë në Florida e vë Shkelzen Berishën përballë faktit të kryer, të pagesës së shpenzimeve të gjyqit.

Duke qënë se në SHBA kostot janë shtrenjta për procedurat ligjore e për vetë faktin se Shkelzen Berisha kërkoi një dëmshpërblim në shifrën e 60 milionë dollarëve, shuma që duhet të paguajë si shpenzime gjyqi, pikërisht mbi këtë shifër është përllogaritur.

Shkëlzen Berisha është i detyruar t’i paguajë shtetit amerikan 600 mijë dollarë, për shpenzimet e gjyqit të zhvilluar në shkallën e parë në Florida, në mars të vitit të kaluar.

Por Shkëlzen Berisha djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka humbur dhe në apelin e një gjykate amerikane, përballjen me autorin dhe shtëpinë botuese të librit “Qentë e Luftës”, përfshi një kompani kinematografike të cilëve u kërkonte 60 milion dollarë dëmshpërblim për shpifje.

Në vendimin që mban datën 2 Shtator 2020 gjykatësit Martin, Neësom, dhe O’scannlain thuhet: Autori librit Guy Laëson u mbështet në gjetjen e fakteve në shumë artikuj të publikuar më parë të cilat akuzonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në mashtrimin e kompanisë AEY dhe në botën e nëndheshme kriminale shqiptarë.

Laëson shkoi më tej duke intervistuar edhe persona te tjerë të cilët pohuan të njëjtën gjë për zotin Berisha Gjyqtarët amerikanë në vendim thonë se nuk kanë gjetur asnjë gabim në vendimin e gjykatës së Floridas dhe theksojnë se: Berisha nuk solli argumente të bazuara përmes të cilave të mbërrinte në përfundimin e se gjykata e distriktit abuzoi duke mos i dhënë kohën e duhur për të sjellë provat.

Të dy gjykatësit amerikan në vendimin e tyre unanim hodhën poshtë apelin e Shkëlzen Berishës duke konfirmuar vendimin e gjykatës së distriktit në Florida. Në vitin 2015 Guy Laëson e publikoi librin me titull “Arms and the Dudes: Hoë Three Stoners from Miami Beach Became the Most Unlikely Gunrunners in History. (Çunat dhe Armët: Si tre çuna nga Miami Beach u bënë trafikantët e zëshëm të armëve më historinë amerikane).

Disa vite me pas bazuar në këtë libër nga ku Shkëlzen Berisha përshkruhet si djali me sy peshkaqeni, Hollivudi realizoi një film. Me vendimin e gjykatës së apelit merr fund përpjekja e Shkëlzen Berishën për të diskredituar dhe hedhur poshtë çfarë Guy Laëson ka shkruar në libër e marrë prej tij jo pak por 60 milion dollarë në formë dëmshpërblimi.

Pra dhe në apel, djali i ish kryeministrit Sali Berisha ka kërkuar një dëmshpërblim prej 60 milionë dollarësh, nga ku si humbës gjyqi i takon të paguajë për gjykatat e shtetit amerikan dhe 600 mijë dollarë të tjerë shpenzime gjyqi.

Në përfundim, duke bashkuar shpenzimet e dy gjyqeve të zhvilluara në SHBA, Shkelzen Berisha duhet të paguajë plot 1.2 milionë dollarë shpenzime gjyqi në SHBA.

Nuk po hyjmë të llogarisim sa janë paguar avokatët e tij në shtetin amerikan që e kanë përfaqësuar në gjyq, të cilët e kanë “dorën e rëndë”, çka mund ta dyfishojë këtë shumë. Por po përmendim vetëm shifrën zyrtare.

Ajo që përbën fakt i cili duhet hetuar është se, ku do t’i gjëjë miliona dollarë Shkelzen Berisha për të paguar shtetin amerikan, pasi është thjeshtë një sekser dhe se për të blerë biznesin e boronicave në Gërdec ka marrë kredi 1.8 milionë euro. SPAK besojmë do ta shohë dhe këtë fakt, nëse fillon ndonjë hetim ndaj tij./ Tema.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drina: 03/09/2020 22:48

    60$mio.... per prishje imazhi...???!!.. LoL a nuk eshte kjo hipokrizi..??!!! Pertej faktit qe Xeni duhet te paguaj 1.2 mio $. Dhe kur Amerikanet te thon "do paguash", duhet ti paguash, ndryshe do levizesh vetem nga Lalzi ne Bathore....

    Përgjigju
  • Hinglateri: 03/09/2020 16:47

    E qiti koken gjarperi Berishe sy pufka ... robt ku ti kesh o vrasrs gjakftohte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Giro D'Italia' nis nga Shqipëria, Edi Rama: Njësoj si të kishim Cristiano Ronaldon mbi biçikletë

'Giro D'Italia' nis nga Shqipëria, Edi Rama: Njësoj si të kishim Cristiano Ronaldon mbi biçikletë