Vdiq gjatë ekspeditës nënujore në Sarandë, prindërit e britanikes: Po shihnim në TV funeralin e Mbretëreshës, kishin mision të vizitonin 50 shtete para moshës 30 vjeç
Prindërit e Rebecca-s, George dhe Gillian Gannon
TIRANË- George dhe Gill Gannon nga Britania kanë treguar se si kanë mësuar për lajmin e trishtë se vajza e tyre, 29-vjeçare, Rebecca kishte ndërruar jetë në Sarandë, teksa po bënte zhytje. Ato tregojnë se kanë mësuar lajmin teksa ishin duke parë ne televizion ceremoninë e funeralit të mbretëreshës Elizabeth, kur u morën nga policia për ta njoftuar vdekjen e vajzës së tyre. Ato tregojnë se vajza e tyre ishte shumë e mirë dhe se kurrë nuk kishte shkelur asnjëherë asnjë ligj në jetë.
“Ajo ishte një vajzë në formë. Ajo nuk ka pirë, nuk ka pirë duhan apo nuk ka bërë ndonjë gjë të keqe, të gjithë jemi të thyer. Për herë të fundit e pashë të premten, një javë më parë, kur ajo la qenin e saj me ne”, tregojnë ato.
Babai i vajzës tregon se është i bindur se instruktori u përpoq ta kthente në jetë, por asgjë nuk mund të bëhej për ta shpëtuar. Sipas famijes, Rebecca bashkë me të dashurin e saj kishin misionin për të vizituar 50 vende përpara se të mbushte moshën 30-vjeçare, por kjo u është ndërpre në mes.
Beccie, siç familja i thërriste dhe i dashuri i saj Robert kishin qenë në qendrën e zhytjes Spiranca pranë qytetit të Sarandës, në Shqipëri. Raportohet se ata po planifikonin të zhyten në rrënojat e një anijeje mallrash italiane, Probitas, e cila është vetëm në det të hapur, por nga kjo zhytje Rebecca nuk ia doli të mbijetonte. Ajo u mbyt në 19 shtator, teksa Gjykata e Sarandës ka vendosur ndjekje në gjendje të lirë nëpërmjet garancisë pasurore prej 1.5 milion lekë të reja për Saimir Kushovën, pronarin e Saranda Diving Center.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.2%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.1%
Vota total: 1503
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës
26 Dhjetor, 15:35
-
Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim
26 Dhjetor, 15:20
-
Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja
26 Dhjetor, 14:15
-
Zyrtare/ Bruno Telushi rikthehet në shtëpi pas 7 vitesh, firmos me Flamurtarin
26 Dhjetor, 10:55
-
Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital
26 Dhjetor, 10:00
-
Krimi në familje në Sarandë, e arrestuara shtang hetuesit: Tentova ta vrisja dhe më parë bashkëshortin, nuk kisha arsye!
25 Dhjetor, 15:53
-
Në Himarë babagjyshi vjen nga deti, parada dhe koncerti festiv (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:12
-
Çelet tenderi 95 mln lekë për projektin e rehabilitimit të hekurudhës Rrogozhinë-Vlorë dhe lidhjen me aeroportin
25 Dhjetor, 12:39
-
E përditshmja britanike 'Express': Shqipëria ndër vendet më të mira për të shkuar me pushime në 2025
25 Dhjetor, 09:52
-
Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri
24 Dhjetor, 20:29
-
Emigrantët kthehen për festa! Çdo ditë mbi 1 mijë pasagjerë mbërrijnë në portin e Vlorës
24 Dhjetor, 16:12
-
Sarandë/ Konflikt në familje, gruaja vret burrin në fshatin Metoq (EMRAT)
24 Dhjetor, 08:47