Gazetari Enrik Mehmeti u shua në moshën 40-vjeçare në një aksident tragjik me motor në plazhin e Porto-Novës në Vlorë.
Homazhet në nderim të Enrikut u zhvilluan prej orës 12:00-14:00, në teatrin “Petro Marko” në Vlorë. Ndërsa përcjellja e gazetarit për në banesën e fundit u bë në orën 14:00. Mes të pranishmëve të shumtë në homazhet për gazetarin e njohur, ishte dhe kryeministri Edi Rama
Mehmeti la pas nënën, vëllain, nusen dhe dy fëmijët. Prej tre muajsh ishte bërë baba i fëmijës së dytë, një djali.
Enrik Mehmeti ka raportuar prej më shumë se 20 vjet ngjarjet më të fundit nga qyteti bregdetar. Ngjarjet e vitit 1997 shënuan edhe fillimet e tij në gazetari, ndonëse ishte vetëm 11 vjeç. Ai u angazhua me përkthime në kampin e operacionit “Alba” ku ushtarët italianë kishin ardhur në Shqipëri për të vendosur stabilitetin pas trazirave.
Pak vite më vonë ai nisi raportimet nga terreni, duke përcjellë te lexuesit dhe shikuesit informacione nga politika, kronika, kultura dhe sporti dhe duke qenë një zë me peshë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve në qytetin bregdetar.
Komente








