Humbi jetën nga flakët në fshatin Asim Zeneli, flet shoku i viktimës për Report TV: Fatkeqësi e madhe, nuk kishim zjarrfikëse

Pas ngjarjes tronditëse në fshatin Asim Zeneli, ku humbi jetën nga flakët 64-vjeçari Andrea Haxhiaj, ka folur për Report Tv shoku i të ndjerit. Pranë banesës së viktimës, i afërmi u shpreh se kjo është një fatkeqësi e madhe për familjen. Sipas tij, pasi flakët u futën brenda në fshat, nuk kishin zjarrfikëse në dispozicion gjë që solli edhe humbjen e jetës së Haxhiajt.

"Erdhi flaka nga poshtë këtu, me erë, kishte një erë të madhe shumë dhe e shkriu në vend. Të shohim tani, sikur një fije shprese kemi.  Ka dy djem, një e kishte në Tiranë të voglin në shkollë dhe në punë atje, tjetrin këtu e kishte. Në radhë të parë atë e kam shok, unë nuk jetoj këtu jam në Athinë, atë e kam shok dhe motrën e atij e kam kunatë. Një fatkeqësi e madhe! Ç'të them se këtu kishim mundësi por nuk kishim zjarrfikëse, s'kishte asgjë, arriti zjarri në mes të fshatit", u shpreh shoku i viktimës.

Andrea Haxhiaj, 64 vjeç humbi jetën ditën e djeshme në fshatin Asim Zeneli të Gjirokastrës pas përpjekjeve për shuarjen e zjarrit që i erdhi pranë banesës. E plagosur mbeti edhe bashkëshortja e tij, e cila pësoi djegie dhe asfiksim në nga tymi. Ajo është dërguar në Tiranë për kurim më të specializuar.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit