Arben Kurmeka, 52-vjeçari, që humbi jetën tragjikisht teksa punonte në qytetin e Durrësit është ish-studenti i dhjetorit 90'. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reaguar pas ngjarjes, duke thënë se u ka lënë pas një trishtim të madh. Disa orë pas ngjarjes, policia ka vënë në pranga shoferin e kamionit, Musa Kabashi.
"Ben, ike e na le trishtim të madh. Mik i mirë, demokrat i paepur, nuk do të harrohet buzëqeshja jote, angazhimi me zemër e pa u kursyer. I paharruar kujtimi e kontributi yt Arben Kurmeka! U prehsh në paqe".
Aksidenti ndodhi gjatë shkarkimit të një kamioni, kur disa pllaka mermeri u rrëzuan dhe e zunë poshtë duke i shkaktuar vdekjen.
Kurmeka ishte një nga studentët e parë të aktivizuar në Lëvizjen Studentore në dhjetor të vitit 1990-të.
Ai u lind në Tropojë, por prej më shumë se dy dekadash e pati ndërtuar jetën familjare në Durrës. Arbeni u diplomua në fakultetin e agronomisë të Universitetit Bujqësor.