Humbi jetën tragjikisht një ditë më parë në Itali, ja kush është 19-vjeçarja shqiptare (Foto)

Humbi jetën tragjikisht një ditë më parë në Itali, ja kush është 19-vjeçarja shqiptare (Foto)

Pamje nga aksidenti

Një vajzë 19-vjeçare, me origjinë shqiptare, humbi jetën një ditë më parë në rrugën provinciale “Carboni”, që lidh “Tagliatan” me “Villarotta di Luzzara”, për shkak të një aksidenti.

Mjeti tip “Fiat Bravo” në të cilën gjendej 19-vjeçarja dhe i ati i saj 41-vjeçar, teksa po udhëtonte u përplas me një mjet tip “Fiat Multipla” që po drejtohej nga një shtetas indian 53-vjeçar.

Ndonëse  e reja u dërgua në mënyrë të menjëhershme në spitalin e zonës, ajo nuk mundi dot t’ia dilte. Sa i takon fatit të dy burrave, ata raportohen se janë jashtë rrezikut për jetën.

Por kush është 19-vjeçarja?

Vajza është identifikuar si Arijana Seferi, me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë.  Mediat fqinje kanë publikuar një sërë fotosh të 19-vjeçares, ndër të cilat janë edhe këto që shihen më poshtë;

shqiptarja.com/uploads/ckeditor/5bf2a5ea8cf87236.jpg" style="height:434px; width:780px" />

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë