Humbi kontaktet me familjen teksa ishte me pushime në Shqipëri, gjendet 27-vjeçarja italiane

Humbi kontaktet me familjen teksa ishte me pushime në Shqipëri, gjendet 27-vjeçarja italiane

27-vjeçarja Olga

Olga, e reja nga Italia e cila kishte humbur kontaktet me familjen nga Shqipëria ndodhet aktualisht në Spitalin Psikiatrik e shtruar. Sipas konstatimeve  ka pasur edhe më parë probleme të shëndetit mendor.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se, e reja pasi ka konsumuar alkool ka manifestuar situata jo të këndshme të cilat janë konstatuar nga policia, e cila menjëherë ka thirrur urgjencën.

Në Tiranë ajo ka qenë bashkë me një shoqe, të akomoduara në një hotel në zonën e Astirit, "Deluxe Hotel Tirana". E shoqja i ka kontaktuar disa herë në celular, nuk është përgjigjur dhe më pas është nisur drejt Italisë e vetme.

Prej mesditës së djeshme, 27-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të mirë dhe në momentin që do vijë familjarët ajo do të dalë nga spitali.

Më herët ajo kishte humbur dokumentet dhe telefonin ndaj familja nuk ishte lidhur dot me të.

Humbja e 27-vjeçares nga Italia u bë e ditur përmes rrjeteve sociale nga e ëma Arianna Lombardo Moderini Meriggi, e cila njoftoi se Olga ishte me pushime në Tiranë dhe po qëndronte në zonën e Astirit.

Sipas Ariannës, Olga duhej të ishte kthyer në vendin fqinj të dielën në mbrëmje, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi për asnjë moment nuk është paraqitur në Rinas për t’u nisur për në Itali.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:02
Ishin me pushime në Shqipëri, shoqja e 27-vjeçares italiane u nis në shtëpi e vetme, pasi e reja nuk iu përgjigj në telefon

E reja nga Italia, e cila kishte humbur kontaktet me familjen nga Shqipëria, ka qenë bashkë me një shoqe, të akomoduara në një hotel në zonën e Astirit, "Deluxe Hotel Tirana".

Mësohet se shoqja e saj pasi e ka kontaktuar disa herë në celular 27-vjeçaren, e cila nuk është përgjigjur është nisur drejt Italisë e vetme.

E reja nga Italia u gjet pas njoftimit të familjarëve të saj, të cilët kishin humbur kontaktet me vajzën. Aktualisht ajo ndodhet në Spitalin Psikiatrik e shtruar, për shkak se nuk është ndjerë mirë pasi ka konsumuar alkool.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike