Humbi kontrollin dhe doli nga rruga, përmbyset kamioni në Fushë-Krujë, përfundon te ‘Trauma’ shoferi

Në aksin e vjetër rrugor Drojë-Fushë-Krujë, një mjet kamion trialer ka humbur kontrollin gjatë natës dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar shoferi 52-vjeçar Artur Sinani. I plagosuri është dërguar në spitalin e traumës për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e aksidentit.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)