KRUJË- Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Krastë të Krujës, ku kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Ngjarja ndodhi për shkak se shoferi K.D 20 vjeç njeri prej të plagosurve, humbi kontrollin e automjetit tip “Benz” dhe doli nga rruga, duke dëmtuar edhe dy pasagjerët të cilët po udhëtonin me atë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Komento