Një aksident i rëndë që fatkeqësisht ka kushtuar jetë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën dytësore Durrës-Tiranë.
Personi që ka ndërruar jetë është një 30-vjeçare me inicialet E.D. Sipas policisë drejtuesja e mjetit fillimisht ka humbur kontrollin, më pas ka dalë nga rrugë dhe më tej nga aksidenti ka ndërruar jetë.
Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Komento