Humbi me serben në Evropianin e taekwondos, trajneri prind dhunon sportisten e vogël: Doja të qetësoja! Pezullohet me 6 muaj (VIDEO)

Një ngjarje e turpshme është rregjistruar në kampionatin Evropian të Taekëondos që po mbahet në Tiranë, ku protagonist ka qenë trajneri nga Kosova Valmir Fetiu. Pas humbjes me rivalen serbe, trajneri e godet me shuplakë sportisten e tij të mitur, e cila duket në gjendje të rënduar emocionale.

Mediat në Kosovë raportojnë trajneri Valmir Fetiu është njëkohësisht edhe babai i vajzës, ndërsa ka deklaruar se ‘e bëri atë gjest për ta qetësuar atë’. Për ngjarjen ka reaguar edhe organizata për mbrojtjen e fëmijëve, që thotë se ‘dhuna nuk ka arsyetim’.

“Dhuna nuk ka arsyetim, nuk duhet përdorur kurrë si mjet disiplinimi, pasi ajo dëmton mirëqenien emocionale dhe zhvillimin psikologjik të fëmijëve, duke krijuar frikë dhe pasiguri në vend të respektit dhe vetëbesimit. Po ashtu, KOMF thekson se federatat dhe klubet sportive duhet të kenë rregullore të posaçme dhe procedura për mbrojtjen e fëmijës me qëllim të krijimit të një sistemi të brendshëm që parandalon dhe reagon ndaj shkeljeve të të drejtave të fëmijës. Ne kemi përgjegjësinë kolektive për të garantuar se fëmijët zhvillohen në mjedis të sigurt dhe përkujdesës, ku të drejtat e tyre themelore mbrohen”, thuhet në reagimin të bërë nga organizata në 'Facebook'.

Ndërkohë për mediat në Kosovë, trajneri dhe njëkohësisht babai i vajzës Valmir Fetiu është shprehur:

“Ajo ishte për ta qetësuar, pasi e mori afër zemrës. Ishte shuplakë e vogël, ishte për vajzën time. Ajo nisi të qajë dhe të bërtas dhe unë nuk doja ta shoh para tjerëve në atë gjendje. Ishte garë për vendin e parë. Ajo zuri vendin e dytë, ishte shumë më e mirë se garuesja nga Serbia. Është vajzë 8-vjeçare dhe filloi të qajë. I thash të qetësohet. Nuk ka qenë shuplakë, një prekje në fytyrë për ta qetësuar dhe për t’i thënë se ka përfunduar dhe të shoh ta përshëndes ashtu siç i ka hije një sportisti”.

Për ngjarjen ka reguar sëfundmi edhe federata Evropiane e Taekwondos, që ka vendosur të pezullojë nga të gjitha garat me 6 muaj edhe pse trajneri Valmir Fetiu ka shfaqur pendesë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • altini: 12/11/2024 08:23

    Nuk esht mir qe ne sport te futet dhe nacionalizmi me sigur ka qen dhe presioni i lart per faktin qe humbi ndaj serbes. Humbje e vetkontrollit nga babai dhe munges profesionalizmi.

    Përgjigju
  • uti: 11/11/2024 16:11

    Me siguri Baba eshte penduar! Vuan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK