Trupi i pajetë që u gjet dje në veri të ishullit të Sazanit i përket një peshkatari nga Vlora i moshës 46 vjeç.
Kanë qenë familjarët që kanë identifikuar trupin e pajetë i cili u gjet ditën e djeshme në Veri të Sazanit në ujë: Bëhet fjalë për Ardian Hitaj, 46 vjeç, banues në Vlorë.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se 46-vjeçari ka humbur kontaktet me familjarët më 11 prill, duke peshkuar në Karaburun. Nga këqyrja që i është bërë trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Sipas ekspertizës mjeko ligjore ka rezultuar se shkaku i vdekjes është mbytja në ujë (det).
Gjendet një kufomë në det,dyshohet se ka rënë nga skafi me drogë
Trupi i pajetë i peshkatarit është gjetur ditën e djeshme rreth orës 09:30. Nga dyshimet e para mendohet se trupi mund t'i përkasë një prej trafikantëve që kanë rënë nga skafi me drogë që u braktis prej tyre në Sazan.
Sipas Rojes Bregdetare të Marinës, trupi i pajetë është konstatuar në pjesën veriore të Ishullit të Sazanit, rreth 5-6 m larg nga bregu i detit. Trupi i pajetë u gjet nga peshkatarët e zonës.

Ardian Hitaj
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com