TIRANË- Pas humbjes për herë të dytë në zgjedhjet vendore për kreun e bashkisë në Rrogozhinë, ka reaguar për herë të parë kandidati i aleancës Berisha-Meta, Shkëlqim Hoxha.

Teksa ka falënderuar banorët e Rrogozhinës që dolën për ta votuar e që patën besim tek ekipi i tij, Hoxha nënvizon se disa prej anëtarëve demokratë siç duket ka vendosur që të ‘ndërrojnë anije’ gjatë rrugës.

Hoxha thotë se rezultati i zgjedhjeve të 23 korrikut nuk pasqyron realitetin dhe nuk një shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve. Rezultati, sipas Hoxhës, u ndikua nga një makineri shantazhi dhe dhune ndaj ndaj administratës publike, biznesit dhe qytetarëve.

Hoxha u shkruan në reagimin e tij se i gjithë shtetit zbarkoi në Rrogozhinë dhe solli me vetë një paketë me mbi 1500 vota.

‘Përballë patëm shtetin, oligarkët dhe makineritë tyre. Unë dhe njerëzit fisnikë që më rrethonin nuk u trembëm, nuk bëmë kompromise dhe nuk u përkulëm ndaj tyre, por luftuam deri në momentin e fundit për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve të Rrogozhinës.’- shkruan Hoxha.

Kandidati i Bashkë Fitojmë, shkruan më tej se ata mbrojtën votat e falënderon 4920 qytetarët që përqafuan idenë tij për Rrogozhinën!

‘4920 falenderime të sinqerta për të gjithë ju që besoni në dinjitet dhe vlera njerëzore! Do mbetem njëri prej jush…!’- përmbyll shkrimin Hoxha.

Zgjedhjet e përsëritura të 23 korrikut në Rrogozhinë i dhanë një tjetër ‘shuplakë’, këtë herë më të fortë koalicionit “Bashkë Fitojmë” të kryesuar nga Berisha dhe Meta, pasi fitorja e kandidatit socialist Edison Memolla nuk ishte më me 21 vota si në zgjedhjet e 14 majit, por me diferencë prej  1752 vota kundrejt kandidatit të opozitës Shkëlqim Hoxhës.