Humbi Stambollin/ Partia e Presidentit Erdogan kërkon anulimin e zgjedhjeve

Humbi Stambollin/ Partia e Presidentit Erdogan kërkon anulimin e zgjedhjeve

Partia AK e Presidentit turk, Tayyip Erdogan ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për anulimin dhe përsëritjen e zgjedhjeve lokale të Stambollit, më shumë se dy javë pas votimit.

Rezultatet fillestare tregojnë se opozita kryesore, Partia Popullore republikane (CHP) fitoi me rezultat të ngushtë në qytetin më të madh të vendit duke i dhënë fund kontrollit 25 vjeçar të Partisë AK dhe paraardhësve të saj islamistë.

Nënkryetari i Partisë AK Ali Ihsan Yavuz paraqiti në Bordin e Lartë Zgjedhor kërkesën e jashtëzakonshme të partisë për anulimin dhe përsëritjen e zgjedhjeve me tre valixhe të mbushura me dokumente, sipas televizionit CNN Turk.

Nëse kërkesa miratohet, përsëritja e zgjedhjeve do të bëhej 60 ditë pas votimit fillestar, ose më 2 qershor. Nëse ajo refuzohet, rezultatet do të finalizohen dhe fituesi merr mandatin për të filluar punën.

Humbja në Stamboll, ku zoti Erdogan ka qenë kryetar i bashkisë në vitet 1990, do të ishte një goditje e madhe për presidentin turk./ VOA

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale