Humbin jetën 2 qytetarë nga COVID, shënohen 768 raste të reja në 24 orët e fundit! 16 të shtruar në spital në gjendje të rëndë

Humbin jetën 2 qytetarë nga COVID, shënohen 768 raste të reja në 24 orët e fundit! 16 të shtruar në spital në gjendje të rëndë

2 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID, në vendin tonë, një qytetar 69 vjeç nga Durrësi dhe një qytetar 72 vjeç nga Pogradeci. Ndërkohë ministria e Shëndetësisë njofton se nga 5460 testime të kryera, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 768 qytetarë në 25 orët e fundit.

Sakaq janë shëruar 402 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,125 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht janë 9230 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinihuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

768 qytetar pozitiv në këto bashki:

219 raste në Tiranë, nga 62 raste në Shkodër, Vlorë, 51 në Lezhë, 48 në Durrës, 35 në Sarandë, 31 në Fier, 28 në Kavajë, 24 në Lushnje, 18 në Vau i Dejës, nga 17 raste në Kamëz, Elbasan, Peqin, 16 në Malësi e Madhe, 13 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Berat, nga 7 raste në Gjirokastër, Divjakë, nga 6 raste në Gramsh, Pogradec, nga 5 raste në Poliçan, Kuçovë, Dibër, Rrogozhinë, Kukës, Has, Tropojë, 4 në Devoll, nga 3 raste në Mirdië, Shijak, Mallakastër, nga 2 raste në Cerrik, Dimal, Këlcyrë, Delvinë, Vorë, nga 1 rast në Mat, Patos, Selenicë, Himarë, Përmet, Memaliaj, Skrapar, Belsh.

Statistika (29 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         768

Të shëruar në 24 orë       402

Të shtruar në spitale       96

Humbje jete në 24 orë     2

Testime ditore                 5460

Testime totale            1,035,592

Raste pozitive             144,847

Raste të shëruara         133,125

Raste Aktive                    9230

Humbje jete                     2,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3281

Shkodër          1652

Vlorë               857

Fier                  696

Durrës             714

Lezhë              498

Elbasan           440

Berat               317

Gjirokastër       260

Korçë               229

Kukës              147

Dibër                 139

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • neri: 29/08/2021 16:42

    Mos u vaksinoni vdisni shkoni ne gop te somes o kafshe te ndyra, po per line, fruthin e plot vaksina te tjera perse jeni vaksinuar o shpellare...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ “Amour” është shfaqja teatrore tek Universiteti i Arteve! Capital T koncert në Shkodër

Aktivitetet kulturore/ “Amour” është shfaqja teatrore tek Universiteti i Arteve! Capital T koncert në Shkodër