8 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se betejën me sëmundjen nuk e kanë fituar: 7 qytetarë nga Tirana të moshave 64- 77 vjeç dhe një qytetar nga Saranda 71 vjeç.

Ndërkohë që 413 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID, nga 2115 testime të kryera në mbarë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Ndërkohë janë  7,756 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Sakaq janë shëruar 341 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,620 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Raste pozitive në këto bashki: 192 në Tiranë, 22 në Vlorë, 18 në Kamëz, Elbasan, 15 në Fier, Gjirokastër, Berat, 12 në Sarandë, 9 në Lushnje, 8 në Shkodër, Durrës, 7 në Patos, 6 në Dimal, 5 në Mallakastër, Himarë, Korçë, 4 në Krujë, Vorë, Rroskovec, Përmet, Skrapar, 3 në Lezhë, Mirditë, Delvinë, 2 në Malësi e Madhe, Tropojë, Kurbin, Selenicë, Konispol, Tepelenë, Gramsh, 1 në Vau i Dejës, Pukë, Kukës, Has, Shijak, Dibër, Mat, Divjak, Kolonjë, Kuçovë.

Statistika (31 Tetor 2021)

Raste të reja ditore          413

Të shëruar në 24 orë       341

Të shtruar në spitale       163

Humbje jete në 24 orë    8

Testime ditore                 2,115

Testime totale              1,306,337

Raste pozitive                185,300

Raste të shëruara           174,620

Raste Aktive                     7,756

Humbje jete                      2,924

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3,896

Fier                 882

Durrës            614

Shkodër         513

Elbasan          359

Vlorë               351

Gjirokastër     285

Berat               256

Korçë              195

Lezhë              193

Kukës              127

Dibër                 85