Humbin jetën 6 qytetarë për shkak të COVID, 138 persona rezultojnë pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë

Humbin jetën 6 qytetarë për shkak të COVID, 138 persona rezultojnë pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë

Foto ilustruese

6 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID në vendin tonë në 24 orët e fundit; një qytetar nga Vlora 55 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 65-67 vjeç, një qytetar nga Elbasani 67 vjeç, një qytetar nga Berati 70 vjeç, një qytetar nga Tirana 81 vjeç,

Ndërsa nga 1836 testime, 138 qytetarë janë rezultuar të infektuar me koronavirus. Sipas ministrisë së Shëndetësisë janë 5349 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 147 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Ndërkaq janë shëruar 189 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,436 që nga fillimi i epidemisë.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Qytetar të infektuar në këtë bashki

51 në Tiranë, 18 në Fier, 12 në Berat, 8 në Mallakastër, 6 në Lushnje, nga 4 qytetarë në Skrapar, Gjirokastër, Durrës, nga 3 qytetarë në Kamëz, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Dimal, Vlorë, Lezhë, Tropojë, nga 1 qytetar në Mirditë, Krujë, Vorë, Dibër, Mat, Roskovec, Sarandë, Korçë, Kuçovë, Gramsh, Librazhd.

Statistika (13 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          138

Të shëruar në 24 orë       189

Të shtruar në spitale       147

Humbje jete në 24 orë     6

Testime ditore                 1836

Testime totale              1,422,708

Raste pozitive                203,925

Raste të shëruara          195,436

Raste Aktive                      5,349

Humbje jete                      3,140

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2516

Fier                 651

Gjirokastër     538

Shkodër          371

Durrës             306

Elbasan           243

Berat               218

Vlorë                187

Lezhë               122

Korçë               97

Kukës               52

Dibër                48

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së