Humbja, Basha: Deputetët pa
faj, “kryqëzon” krerët e degëve

Humbja, Basha: Deputetët pa<br />faj, “kryqëzon” krerët e degëve
TIRANE- Raporti i analizës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 21 qershorit shmang nga përgjegjësia e humbjes deputetët, të cilët ishin dhe koordinatorë në zgjedhje dhe bën fajtorë kryetarët e degëve lokale. Materiali i siguruar nga “Shqiptarja.com”, i cili u prezantua nga Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani në mbledhjen e kryesisë së demokratëve javën e kaluar, adreson qartë se shkaku i humbjes së zgjedhjeve vendore është tek problemet e konstatuara në strukturën bazë të partisë.

Sipas raportit, strukturat bazë, seksionet dhe grupseksionet, jo gjithnjë ishin efektivë dhe të aftë për t’iu përgjigjur detyrave të zgjedhjeve. Thuajse në çdo degë, vëren analiza, u raportua fiktiviteti i strukturave i cili në disa grupseksione ka arritur deri në 20% të numrit të përgjithshëm.

Seksionet paraqiten tërësisht të zbërthyera në bazë, duke përfunduar, sipas raportit, në 1 ose 2 anëtarë. Për ta vulosur përgjegjësinë mbi degët lokale, në raport-analizë kanë gjetur vend edhe përplasjet apo fërkimet e mbartura nga gara zgjedhore brenda partisë si dhe nga ana e kandidatëve potencial. Ndërsa mbetet e paqartë shmangia e deputetëve nga vërejtjet e analizës, pavarësisht se shtabet zgjedhore në të 12 qarqet e vendit i udhëhoqën ata.

foto
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt