Vllaznia është në krizë. Ekipi Shkodran regjistroi një tjetër humbje në nisje të javës së 5 të Superligës, pasi u mposht 0-2 nga Teuta. Në Loro Boriçi durrsakët realizuan nga një gol në secilën pjesë, me protagonist Umejiego, i cili realizoi ‘dopietë’.
Për ekipin e drejtuar nga Edi Martini kjo ishte humbja e tretë radhazi, që i mban të zhytur në vendin e fundit. Në 5 javë kampionat Vllaznia ka arritur të marrë vetëm 2 pikë në dy javët e para. Edhe pse në konferencë u premtua se situata do të ndryshonte pak shpresë ka në horizont.
Krejt ndryshe paraqitet situata për Teutën, që me këtë fitore tregon se pretendimet këtë sezon janë të mëdha. 3 pikët në Shkodër i japin siguri durrsakëve se të paktën edhe një javë do të jenë në krye të Superligës.
Java e 5 e kampionatit do të vijojë edhe të shtunë e të dielë ku padiskutim spikasin sfidat Tirana-Elbasani dhe Egnatia-Partizani. Të dyja ditën e dielë.











Komente
Komento