Humbja e ministrisë, çamët nisin
lëvizjen për Polin e Tretë 

Humbja e ministrisë, çamët nisin<br />lëvizjen për Polin e Tretë 
Raportet mes çamëve dhe socialistëve vijojnë të mbeten të zymta. Paralajmërimit të fundit të Shpëtim Idrizit, për një largim të mundshëm nga koalicioni qeverisës, pavarësisht se ka marrë drejtoritë më të rëndësishme, shefi i qeverisë i është përgjigjur negativisht. Molla e sherri nuk janë parimet, as çështjet me karakter kombëtar, por është një ministri. Sipas versionit të deputetëve të PDIU, shefi i qeverisë i ka premtuar Shpëtim Idrizit një ministri, pas zgjedhjeve lokale të 2015, gjithnjë nëse PDIU do të fitonte në të gjitha njësitë vendore, ku u përfaqësua me kandidatë.

Ndërkaq, sipas versionit të PS, portofolet ministrore nuk mund të ndahen me një subjekt politik, i cili, në zgjedhjet e fundit parlamentare, ka qenë pjesë e koalicionit kundërshtar. Gjithsesi, çamët shkojnë më tej, duke thekuar se shefi i qeverisë u kishte premtuar një ministri të re, pikërisht atë të Diasporës, menjëherë sapo të ndryshonte kabineti qeveritar. Kësisoj, pas presionit me braktisjen e votimit të projektligjeve në Parlament, duke vënë në pozita të vështira mazhorancën, kreu i PDIU paralajmëroi publikisht se mund të largohet nga koalicioni.  

 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë