8 nipërit dhe mbesat e mbretëreshës Elizabeth, para arkivolit për lamtumirën e fundit! Mbreti Charles i jep leje, Princ Harry rivesh uniformën ushtarake

8 nipërit dhe mbesat e mbretëreshës Elizabeth, para arkivolit për lamtumirën e fundit! Mbreti Charles i jep leje, Princ Harry rivesh uniformën ushtarake

8 nipërit dhe mbesat e mbretëreshës Elizabeth, para arkivolit për lamtumirën e fundit

BRITANI E MADHE- Vajtuesit në Londër përballuan një natë të ftohtë dhe kanë pritur të paktën 24 orë për t'i bërë nderimet e fundit mbretëreshës.

Dita e sotme pritet të jetë dita e tretë e qëndrimit të trupit të monarkes në Westminster Hall. Është e treta nga katër ditët e plota të arkivolit të Mbretëreshës të shtrirë në gjendje në Westminster Hall, në Pallatin e Westminsterit, ku ajo do të qëndrojë deri në mëngjesin e funeralit të hënën e 19 shtatorit.

Arkivoli i mbyllur po ruhet në një vigjilje të vazhdueshme nga ushtarët e njësive që i shërbejnë Shtëpisë Mbretërore. Njerëzit kanë qëndruar në radhë në këmbë gjatë gjithë natës për të bërë nderimet e tyre, ndërsa qindra mijëra të tjerë pritet të bëjnë nderimet e tyre në ditët në vijim.

Zyrtarët thonë se radha, gati pesë milje e gjatë, është afër kapacitetit total. Ata apelojnë që njerëzit të mos i bashkohen linjës tani për tani

Mbreti Charles III dhe tre vëllezërit e motrat e tij - Princesha Anne, Princi Andrew dhe Princi Eduard - më parë mbajtën një vigjilje pranë arkivolit në Westminster Hall.

Më vonë, rreth orës 22:00 të së premtes, një burrë u arrestua pasi iu afrua arkivolit të mbretëreshës.

Videoja e drejtpërdrejtë e Mbretëreshës e shtrirë në gjendje u ndërpre për një periudhë të shkurtër gjatë incidentit. Është konfirmuar se, me kërkesë të mbretit, të dy princat William dhe Harry do të jenë me uniformë kur të marrin pjesë në një vigjilje pranë arkivolit të Mbretëreshës të shtunën në mbrëmje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:55
8 nipërit dhe mbesat e mbretëreshës Elizabeth, para arkivolit për lamtumirën e fundit! Princ Harry rivesh uniformën ushtarake

 

Tetë nipërit dhe mbesat e mbretëreshës kanë qëndruar për 15 minuta parë arkivolit ku shtrihet gjyshja e tyre, mbretëresha Elizabeth, për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Të pranishëm janë Princi William, Princi i Uellsit, Princi Harry, Princeshat Beatrice dhe Eugenie, Zara Tindall dhe Peter Phillips , Lady Louise Windsor  dhe James, Viscount Severn. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte Princi Harry i veshur me unifrmë ushtarake. Më parë Harry i është mohuar që të vesh uniformën në ceremonitë e mëparshme të mbajtjes zi për mbretëreshës , sepse nuk është më një mbrëteror që punon. Mirëpo, siç raportojnë mediat britanike Mbreti vendosi që djali i tij më i vogël të vishte uniformë për vigjiljen.

Ora 19:47
Qytetarja i bën një ‘super dhuratë’, Mbreti Charles shkrihet së qeshuri, të tjerët e duartrokasin (VIDEO)

Mbreti Charles është vendosur në qendër të vëmendjes pasi në një nga momentet teksa po firmoste një dokument zyrtar, nuk i pëlqeu shumë stilolapsi pasi e bënte shumë pis për shkak të bojës. E për këtë një nga qytetaret që kishte dalë në shesh në pritje për t’i dhënë lamtumirën e fundit mbretëreshës Elizabeth, i ka dhuruar mbretit një stilolaps dhe ai “u shkri së qeshuri”, teksa tjerë e kanë duartrokitur për idenë.

Ora 18:23
U nisën drejt Londrës, Biden dhe Zonja do të marrin pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe Zonja e Parë, Jill Biden, më 17 shtator kanë udhëtuar drejt Londrës për të marrë pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II.

Shtëpia e Bardhë tha më herët se Biden pranoi ftesë nga Pallati Mbretëror për të marrë pjesë në funeral, i cili do të mbahet më 19 shtator në Kishën Uestminister. Nga Shtëpia e Bardhë sqaruan se vetëm Biden është ftuar dhe jo ish-presidentët e tjerë amerikanë.

Ora 09:23
Tentoi të prekte arkivolin e Mbretëreshës Elisabeth II, arrestohet nga policia burri ‘guximtar’ (VIDEO)

 

Kaosi mbretëroi në Westminster Hall të premten mbrëma, kur një burrë iu afrua arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth dhe e preku atë, duke çuar më pas në arrestimin e tij nga policia.

Episodi ndodhi rreth orës 22:00 (me orën lokale) përpara dhjetëra njerëzve që prisnin në radhë për t’i bërë nderimet e tyre Elizabeth.

Burri doli nga rreshti, ngjiti shkallët dhe preku arkivolin përpara se të merrej në paraburgim nga Policia Metropolitane, raportoi Guardian.

Pamjet nga transmetimi i ceremonisë zyrtare tregojnë oficerët e sigurisë duke e shtrirë të dyshuarin në tokë.

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin