Humbja e PD në zgjedhje, Salianji:
Basha mori përgjegjësitë e duhura

Humbja e PD në zgjedhje, Salianji:<br />Basha mori përgjegjësitë e duhura
Ervin Salianji aktualisht Sekretar për Aksionin Qytetar në PD, gjatë një interviste për gazetën “Shqiptarja.com” mbron kryetarin e “ngrirë” të Partisë Demokratike duke u shprehur se Lulzim Basha mori përgjegjësitë e duhura për të imponuar standarte demokratike në Shqipëri.

Salianji është një nga 140 deputetët e Kuvendit të Repuplikës së Shqipërisë, dalë nga zgjedhjet e 25  Qershorit 2017 në Qarkun e Korçës, duke iu përgjigjur pyetjeve për situatën aktuale të PD-së, ai ka tha theksuar se është një situatë normale zgjedhore, si çdo fushatë zgjedhore, edhe fushata për  kryetarin e Partisë Demokratike ka alternativat e ndryshme, mendimet e ndryshme, programe të ndryshme, ekipe apo njerëz të ndryshëm.

Ai u shpreh që mendimet e ndryshme në një parti politike janë vlerë sidomos në të gjitha partitë bashkëkohore. Salianji nënvizoi se pas procesit do të fokusohen te një dramë kombëtare siç është blerja e votës, shitblerja e votës, intimidimi i votuesve. Po sipas tij zgjedhjet e 25 Qershorit 2017 kanë qenë zgjedhje jashtë çdo standarti, janë zgjedhjet më të këqija, që unë kam parë në këto vite shtoi ai.
 
Salianji si e vlerësoni situatën aktuale të PD-së?
Situata në Partinë Demokratike është një situatë e parashikuar nga statuti që nga 4 vite më përpara, si një proces i njohur ,i ditur, i parashikuar, i përgatitur që 4 vite më përpara, kur zgjedhjet ishin në të njëjtën datë, 22 Korriku është mbarimi i mandatit të kryetarit aktual dhe fillimi i mandatit për kryetarin e ri, që do të zgjidhet me zgjedhjet e 22 Korrikut.

Kështu që në këtë kuptim e shikoj si një situatë normale zgjedhore, si çdo fushatë zgjedhore, edhe fushata për  kryetarin e Partisë Demokratike ka alternativat e ndryshme, mendimet e ndryshme, programe të ndryshme, ekipe apo njerëz të ndryshëm.

Besoj që me datë 22 Korrik, demkokratët e Shqipërisë ane e mbanë Shqipërisë do të shprehen me votë për kryetarin që do ti udhëheq në 4 vitet e ardhshme dhe besoj se secilët nga kandidatët që do të jetë fitues, do të bëjë gjithçka që është e mundur edhe për përfshirjen apo bërjen bashkë të gjithë demokratëve në parti, por edhe për të bërë të mundur atë që është më kryesorja përballja me qeverinë, me Edi Ramën.

Besoj shumë dhe dua shumë që pas procesit të fokusohemi te një dramë kombëtare siç është blerja e votës, shitblerja e votës, intimidimi i votuesve, ishin problemet kryesore në zgjedhjet që lamë pas.

A i shërbejnë PD-së përpasjet dhe grupazhet e brendshme, e forcojnë apo e dëmtojnë atë?
Unë mendoj që mendimet e ndryshme në një parti politike janë vlerë sidomos në të gjitha partitë bashkëkohore, mendimet e ndryshme i mirëpresin, i diskutojnë, i flasin para se të merret një vendim dhe pasi të merret një vendim nga shumica, pjesa që ka patur mendim kundër, ndjek vendimin e shumicës , kjo ka ndodhur shpesh edhe në Partinë Demokratike, unë kam qenë edhe në pakicë dhe kam votuar kundra në disa raste në kryesi për vendime të ndryshme, pasi është marrë vendimi, kam ndjekur vendimin që ka menduar shumica në forume apo organe pa pasur asnjë keqardhje, sepse në fund të fundit secili nga ne në situata të ndryshme mund të mos vlerësojë situatën e duhur, mund ta ketë gabim apo etj.

Si e vlerësoni qëndrimin që mbajti Basha pas humbjes së thellë që pësoi Partia Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme?
Besoj që mori përgjegjësitë e duhura dhe sakrifikoi, nuk e la Partinë Demokratike dhe anëtarët e Partisë Demokratike në një situatë që mund të ishte traumatike pas zgjedhjeve, besoj që lufta që ai po bën për demokratët edhe si kandidat edhe si kryetar për betejat që ka bërë në 4 vitet e kaluara, kryesore për shoqërinë shqiptare përtej demokratëve, siç është dekriminalizimi për zgjedhje të lira dhe të ndershme, largimin nga institucionet të personave të inkriminuar, qëndresa fort për reformën në drejtësi, piketat kryesore apo edhe sakrifica e madhe për çadrën e lirisë për të imponuar standarte demokratike që në shqipëri mos të ndodhin këto që edhe ndodhën, siç ne e kemi parashikuar në qëndrimin 90 ditor në çadër.

Nuk ikën, vesi del me shpirtin siç i thonë një fjale, vesi i Ramës dhe i qeverisë nuk dolën.

Sipas statutit të PD-së a është e drejtë rikandidimi i Bashës për në krye të PD-së?
Nuk ka asnjë diskutim në lidhje nëse është statutore apo jo statutore dhe njerëzit që mendojnë ndryshe në Partinë Demokratike nuk mendojnë që kjo është antistatutore, thjesht ia ka lënë moralitetit si çështje, besoj që është një pikë që nuk ka asnjë dilemë.

Ju keni qenë një ndër njerëzit më aktiv të PD-së, a mendoni që kjo ka qenë një shpërblim ndaj jush, që Basha ju kandidoi për deputet në qarkun e Korçës!
Unë mendoj që kam bërë të pamundurën nga të gjitha ato që kam pasur në dorë në të gjitha funksionet që unë kam ushtruar për të qenë pranë njerëzve, për t,i dhënë zë problemeve të qytetarëve në përgjithësi dhe demokratëve, kam ndjekur një mënyrë ku kam shkuar aty ku ka qenë problemi për ti dhënë zë që aty, ku kam qenë në gjithë
Shqipërinë që nga Golaj i Bajram Currit deri në Ksamil në Sarandë, nuk ka patur qark, rreth jo e jo por fshatra pa fund apo në parcelat me kanabis para bashkive për të denoncuar personat e inkriminuar në zonat ku ka pasë nevojë, apo për të bërë publike raste të cilat kanë qenë problematike, pastaj vlerësimi për këtë bëhet nga kryetari i partisë për gjithësecilin.  

Gjatë fushatës, ju keni qenë gjithë kohës në terren në qarkun e Korçës, cila ka qenë eksperienca juaj dhe në çfarë problemesh keni hasur gjatë fushatës!
Po ka pasur shumë probleme, unë kam qenë shpesh dhe i kam nisur herët fushatat që në gjimnaz, që 15 vjeç, kam edhe fotot duke qenë pas kandidatëve, të gjithë drejtueve të lartë të partisë demokratike.

E kam nisur si komisioner kur kam mbushur moshën dhe kam qenë aktiv në të gjitha fushatat elektorale sidomos nga 2005 e këtej kam qenë i përfshirë aktivisht, nuk kam parë fushatë më të ashpër, më negative dhe më me rrisk të lartë, pavarësisht nga një lloj heshtje që dukej nga sipër, situata ka qenë problematike sepse të gjithë personat e inkriminuar të cilët nuk u kandiduan ishin komisionere në qendrat e votimit, të gjithë personat e administratës publike mbulonin qendra votimi të caktuara dhe shpërndanin para, nuk mundje të takoje biznese përveç se fshehur natën, sepse i shkonin tatimet, inspektoriatet e qeverisë, nuk mund të hyje në banesa të pa legalizuara sepse u bënin presion për tu shkatërruar banesën, ndërtimet pa leje, pra kemi një konglomerat që unë i kam bërë publike gjithë kohës edhe rrahjet, në qarkun e Korçës kemi pasur dhunim të mbështetësve tonë, edhe ditën e votimit edhe në ditët më përpara, po njësoj kemi pasur probleme edhe me hapjen e qendrave të votimit, më shumë se 20 qendra votimi në rrethin e  korcës janë hapur pas orës 10 për shkak të këtyre problemeve me krimin, me adminstratën publike apo edhe me kërcënime drejtpërdrejt siç ka bërë ish- zv. Kryeministri Peleshi, për kryetarin e qendrës së votimit që ne kemi pasur në Kolanec, kanë qenë zgjedhje jashtë çdo standarti, janë zgjedhjet më të këqija që unë kam parë në këto vite.
 
Ju jeni deputeti i ri i Partisë Demokratike në Parlamentin Shqiptar, i zgjedhur në qarkun e Korçës, cili është zotimi dhe misioni Juaj në këtë parlament?
Besoj se zotimi kryesor dhe lufta kryesore që duhet të ketë Partia Demokratike dhe opozita dhe shoqëria në tërësi duhet të jetë dhe qëllimi parësor që duhet të kemi në mendime është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për të vendosur themelet në këtë vend.

Për ta bërë të banueshëm për të mos ta kthyer në një sulltanat apo një lloj vendi ku një grup oligarkësh  të ngushtë e kanë kthyer shqipërinë dhe e kthejnë në pronë private dhe shkojnë të blejnë edhe votuesit sikur të jenë skllevër, besoj kjo duhet të jetë lufta kryesore por edhe çuarja në fund dekrimanilizimit dhe pjesës së inkriminuar dhe shkëputjes së lidhjes së krimit me politikën për ta çuar te qytetari të gjithë përfitimin, të gjithë investimet nga qeveria dhe jo për ta ngushtuar në një grup njerëzish.

 A mund të bashkëpunohet me qeverinë në luftën kundër drogës, për Reformën në Drejtësi dhe për Integrimin e Shqipërisë në Europë?
Unë mendoj që kjo qeveri, ky kryeministër është ilegjitim, besoj se luftën nuk e do, kështu që dhe luftën ndaj drogës sidomos nuk e do. Kam qenë në parcela me drogë dhe nuk kanë kërkuar se ku është kjo dhe nuk kanë ndërhyrë, kështu që në këtë këndvështrim besoj që jo.

A mund të ketë bashkëpunim strategjik midis PD-së dhe LSI-së apo ndani mendime të ndryshme?
Kjo është diçka që e vendosin strukturat.   

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë