TIRANE - Në një intervistë për gazetën Shqiptarja.com ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska arsyeton se nuk ishte vetëm përgjegjësia e kreut të kësaj partie ajo që çoi në humbje të thellë të kësaj partie në zgjedhjet parlamentare. Një përgjegjësi për këtë sipas saj mbajnë edhe krerët e partive në çdo qark, apo dhe vetë nënkryetarëve si dhe sekretarëve organizativë të çdo strukture të partisë.
Gjithashtu si një faktor që ndikoi negativisht në elektoratin e djathtë ishte pikërisht edhe përfshirja e ish- deputetëve socialistë në listat e PD apo dhe përfshirja e aleatëve në vende të sigurta fituese. Kjo sipas Përnaskës nuk duhet të ishte bërë. Gjithësesi fajtor për këtë është sistemi i listave të sigurta.
Vetë kreu i partisë sipas Përnaskës u ka falur mandate të sigurta këtyre, e cila është kaluar mes debateve të ashpra në strukturat e partisë. Mungesa e riorganizimit të qeverisë apo dhe strukturave të partisë në çdo nivel, ka luajtur edhe kjo nivelin e vetë negativ në këtë parti.
Lidhur me emrat e rinj që kanë fituar të drejtën e përfaqësimit të tyre në Kuvend, ish-deputetja e Partisë Demokratike është treguar e rezervuar pa dashur që të komentojë asnjë emër, vetëm duke u uruar atyre përfaqësim të denjë të elektoratit që i kanë zgjedhur.
Çfarë nuk shkoi në Partinë Demokratike, që solli dhe këtë rezultat në rënie për këtë parti në zgjedhjet e 23 qershorit?
Për këtë duhet bërë një analizë e gjerë, duke filluar që nga niveli më i lartë drejtuesish të strukturave e deri te niveli vendor i këtyre strukturave në parti. Për mua duhet të ishte bërë një riorganizim i strukturave sistematike për të gjitha strukturat që nga zgjedhjet e 2009, gjë që nuk u bë përpara këtyre zgjedhjeve. Mendoj se këto duhet të ishin bërë kohë më parë.
Ky riorganizmim duhet të bëhet çdo katër vite. Rezultati që morëm duhet të lexohet edhe në raport me faktorë të tjerë, që nuk lidhen thjesht me punën e berë brenda përbrenda strukturave të Partisë Demokratike. Sigurisht që rezultatet e arritjet apo dhe mosarritjet në mbajtjen e premtimeve që janë bërë, raporti me hapësirat që iu dhanë aleatëve dhe sa të nevojshëm ishin aleatët për të zënë në këto lista një vend të sigurt duhet të ishte bërë pjesë e kësaj analize.
Për mendimin tim atyre iu dha hapësirë më shumë seç ju takonte. Nuk kishim nevojë për t`i dhënë vende të sigurta aleatëve, të cilët realisht nuk kanë asnjë mundësi që vetë me këmbët e tyre të futen për të marrë një mandat Parlament. Një problem madhor për mua është edhe ky sistem elektoral që është ende në fuqi, sepse është një sistem që në mënyrë fare arbitrare pa asnjë garë, fal dhe dhuron mandate.
Lista e mbyllur është një formë sistemi që heq çdo mundësi për garë brenda partisë dhe dhuron shpesh herë në mënyrë të pamerituar mandate për persona që s`kanë lidhje fare me politikën apo për ata që s`kanë dhënë asnjë kontribut apo ata s`kanë lidhje me këtë parti.
Dhurimi i mandateve është gjëja më e shëmtuar që ne kemi provuar gjatë gjithë kësaj peridhe tranzicioni sepse mandati për këta kandidatë nuk është për të provuar sesa këllqe kanë për të marrë vota dhe për të fituar, por thjesht është një mandat që i dhurohet nga lideri i partisë dhe vetëm kaq.
Mendoj se kjo është gjëja e parë që duhet të ndryshohet me sistemin, duhet të jetë një sistem i hapur me lista të hapura, në mënyrë që të zhvillohet garë nga çdo kandidat që pretendon të garojë për një forcë politike të caktuar që të provojë veten se sa kapacitet ka për të thithur atë që quhet votë dhe për të marrë përfaqësinë e elektoratit në Kuvendin e Shqipërisë.
A mund të justifikohet kjo rënie e mazhorancës vetëm me dorëheqjen e kreut të PD-së dhe cilat janë pasojat që mund të sjellë kjo në këtë parti?
Absolutisht. Kjo ka dhe përgjegjegjësi të tjera. Ka përgjegjësi në nivelin e nënkryetarëve, sektretarit të përgjithshëm, sekretarëve organizativë si dhe drejtuesit e qarqeve të partisë që kanë patur prej vitesh detyrën e drejtuesit të qarkut dhe që kanë humbur në këto zgjedhje. Edhe ata kanë një përgjegjësi të drejtëpërdrejtë.
Një nga gabimet tona është që ne nuk bëmë një analizë edhe për fitoren, ku patëm një rezultat shumë të mirë për fitoren para dy vitesh për zgjedhjet lokale. Në këto zgjedhje ne fituam Tiranën që ishte një betejë e vështirë dhe gjithashtu morëm një rezultat në pozitiv në total në gjithë nivelin, në komuna, bashki dhe nivele këshilltarësh në to. Ai u lexua si një rezultat pozitiv, por nuk u bë analiza për të testuar fituesit dhe për të vënë para përgjegjësive humbësit, pasi edhe në këto zgjedhje pati dhe humbje.
Patëm një humbje në disa nga bashkitë më të mëdha të vendit, dhe ishin eksponentë të lartë të Partisë Demokratike, ata të cilët ishin në drejtim të këtyre grupeve të punës, pikërisht në ato nivele të bashkive e komunave që humbëm. Mungesa e analizës së këtyre besoj se ka ndikur edhe në këtë rezultat që u arrit në zgjedhjet e fundit.
Përsa i përket ministrave, a mund të them se kanë ndikuar negativisht moszvendësimi i disa prej tyre, a ka sjellë kjo konsumim të qeverisë?
Unë e kam dhënë mendimin tim edhe përpara shumë kohësh. Për mua qeverisja duhet të kishte ndryshuar. Unë jam për një qeverisje dinamike. Unë nuk jam për individë që të qëndrojnë afatgjatë në një pozicion të caktuar. Si forcë politike, demokratike dhe europiane duhet të kishte këtë dinamikën e vetë brenda vetes. Partisë Demokratike gjithmonë nuk i kanë humbur kapacitetet.
Vënia në listën e Partisë Demokratike të disa prej ish-deputetëve socialist, sipas mendimit tuaj çfarë impakti pati te elektorati i djathtë?
Është e paparanueshme për ne që deputetët e Partisë Socialiste u vunë dhe morën mandate të Partisë Demokratike. Për këtë ka patur edhe një reagim të fortë në bazën elektorale.
Si i shikoni deputetët e rinj në PD, duke marrë parasysh këtu që shumica e tyre nuk vinë nga një karrierë në fushën e poltikëbërjes?
Nuk i njoh fare, kështu që nuk mund të jap asnjë koment. Uroj që të jenë zgjedhur vërtetë individë që e meritojnë të kenë atë nivel përfaqësimi për Kuvendin e Shqipërisë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com