Kryeministri italian, Matteo Renzi i cili humbi zgjedhjet e të dielës në Romë dhe Torino përballë Lëvizjes “5 Yjet” të komedianit Beppe Grillo u shpreh se nuk do të jap dorëheqjen pavarësisht rezultatit.
 
Kreu i qeverisë duket shumë i fokusuar në referendumin që pritet të mbahet në nëntor sa i përket reformës kushtetuese.
 
Sipas tij ky referendum do të sjellë stabilitet në vend. Renzi e mori pushtetin në vitin 2014 duke premtuar rivitalizimin e Italisë, por ai nuk ka arritur të tregojë rezultate të kënaqshme. Qeveria e tij është tronditur edhe nga skandalet e shumta në sektorin bankar.



Redaksia Shqiptarja.com