Humbja e së ëmës, si rrallë herë Eno Popi rrëfen i prekur pengun që i ka mbetur

Humbja e së ëmës, si rrallë herë Eno Popi rrëfen i prekur pengun që i ka mbetur

Eno Popi

Eno Popi, si kurrë më parë rrëfeu në “Dancing With the Stars” një ngjarje tejet emocionale. Moderatori ndau një moment para ndarjes nga jeta të nënës së tij, një moment që i ka mbetur peng.

“Ka qenë maji i 2014-ës, një telefonatë nga im atë, na tregon se mamaja ishte diagnostikuar me tumor në pankreas. Është të të lëvizi toka në këmbë. Në javët e fundit mua më është dashur që të mbaj dy portrete, një buzëqeshje shprese dhe dëshire për ta vazhduar jetën dhe kur dilja nga dyert e spitalit, një trishtim i pamatë.

Më është dashur të luftoj pikërisht me këtë gjë, për të treguar që do ia dalim ia hidhnim, do bëhet më mirë, edhe pse e dinim që s’do bëhej.

Vazhdimisht e mendoj pse nuk bëmë ne një udhëtim të fundit, kishte shumë qejf të udhëtonte. I thash okay do të marr unë me makinë, një mundësi për të ndenjur vetëm dhe për të folur.

Data 28-29 nëntor mjekët e kanë pushim, dhe më thanë përpiqu që ta bëni kimioterapinë më herët. Shpresova fort që të bëhej mirë dhe ta mbanim planin tonë të udhëtimit. Rënia ishte e dukshme, krevati i u bë vendi që nuk u çua asnjëherë, ku pastaj zoti e mori pas vetes dhe ai udhëtim i parealizuar, ndonjëherë them me vetëm, pse…

E dinim si do shkonim gjërat por do kishim një moment së bashku, do kishim një kujtim… gjë që unë e humba”, rrëfeu Eno.

Në studion e DTWS, të pranishëm, juria dhe Bora u emocionuan, ku kjo e fundit e komplimentoi për guximin që e tregoi këtë histori.

“Besoj që na shohin shumë, dhe në situatën që kam kaluar janë duke e kaluar edhe të tjerë, duke u përpjekur me vështirësi të luftojnë me jetën të gjithë duan ti shohin njerëzit e tyre sa më gjatë, dua ti them një gjë: shijojeni prindërit sa i keni, dhe gëzojuni familjes”,- tha Eno.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen