Humbja e thellë e Partizanit ndaj
Luftëtarit, reagojnë “Guerrilsat”

Humbja e thellë e Partizanit ndaj<br />Luftëtarit, reagojnë “Guerrilsat”<br>
Tifo- grupi i skuadrës së Partizanit ka reaguar pas humbjes së thellë të skuadrës tyre në Gjirokastër ndaj Luftëtarit, ku “Demat e Kuq” dolën nga fusha e gjelbër me një rezultat zhgënjyes.

“Sot menduat të na “gëzonit”, ne që bëmë 500 kilometra për të parë palaçollëkun tuaj të radhës. Ju nuk keni më as cipë e as turp, jeni një bërë një tufë langojsh që shqyeni njëri-tjetrin për një kockë. Shqyet Juljanon për të kënaqur Sulën, tani shqyet Sulën për të kënaqur kush e di se kë! Por nuk jeni asgjë më shumë sesa një tufë langojsh, që veç fanellës së Partizanit nuk i shërbeni, këtë fiksojeni mirë!

Ditën kur do shporret më i fundit nga ju, mercenarë faqezinj, do jetë dhe festa jonë më e madhe sepse të gjithë bashkë nuk bëni gjë tjetër veçse turpëroni fanellën tonë të shenjtë!

Por nuk u bën më përshtypje as drejtuesve që veçse bëjnë shoë nëpër media me deklarata të bujshme. U bë e modës, drejtor i ri, premtime të reja, avaze të vjetra!

Thonë se peshku qelbet që nga koka! U bë kohë që kutërbon, por çështja është sa do vazhdojë të mos çrrënjoset e keqja që ka pushtuar Partizonin tonë.

Apo kampionati ynë fillon në fazën e tretë me vitin e ri kinez?”, shkruhet në faqen e Facebook të tifogrupit.

Pas humbjes 5 me 0 ndaj Luftëtarit, trajneri i Partizanit, Sulejman Starova ka dhënë menjëherë dorëheqjen.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal