Humbja e thellë ndaj Luftëtarit
Starova jep dorëheqjen

Humbja e thellë ndaj Luftëtarit<br />Starova jep dorëheqjen<br>
Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova ka dhënë dorëheqjen pas humbjes 5-0 ndaj Luftëtarit të Gjirokastrës. Ndeshja e sotme është luajtur në Gjirokastër, ku Partizani pësoi 5 gola nga skuadra vendase.

Bëhet e ditur se Starova e ka paraqitur dorëheqjen menjëherë pas ndeshjes. Tekniku i të kuqve nuk është shfaqur para medieve pas humbjes ndaj Luftëtarit, duke konfirmuar për emisionin “gol pas goli” se nuk do të jetë më në krye të pankinës së Partizanit.

Pas dorëheqjes së Starovës, në konferencë për shtyp ka dalë zëvendësi Klevis Dalipi.Tekniku 62- vjeçar e mor drejtimin e skuadrës së Partizanit pas largimit të Mark Luliano, në 5 nëntor 2017. Gjatë karrierës së tij si trajner, Starova ka drejtuar KF Tirana, Besën e Kavajës dhe Teutën e Durrësit.

Gjithashtu Starova ka mbajtur edhe postin e drejtorit teknik në skuadrën e Partizanit, Tetuës dhe Kukësit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal