Humbja me Skënderbeun, Tirana
fajëson arbitrin: Përjashtim përjetë

Humbja me Skënderbeun, Tirana<br />fajëson arbitrin: Përjashtim përjetë
Tirana i kërkon zyrtarisht FSHF përjashtimin përjetë nga arbitrimi të arbitrit Andi Koci, pasi sipas 24 herë kampionëve të Shqipërisë përcaktoi rezultatin e ndeshjes në Korçë në humbjen 1-0 përballë Skënderbeut.
 
Gjithashtu Tirana ka edhe dy kërkesa të tjera për qeverinë e futbollit shqiptar; Enea Jorgji të mos gjykojë më në ndeshjet e Tiranes si dhe në takimet e radhës me Skënderbeun të gjykohen nga gjyqtarë të huaj.
 
Deklarata e plotë
Tirana denon publikisht ngjarjen e shemtuar te ndodhur ne ndeshjen Skenderbeu -Tirana. Vendimet arbitrare, te qellimshme, tendencioze, demtuan dje jo vetem sportivisht klubin, skuadren dhe tifozerine e Tiranes. Gjyqtari Andi Koci percaktoi rezultatin e ndeshjes me dy vendime te turpshme.

Ne menyre te perseritur, KF Tirana penalizohet qellimisht ne perballjet me Skenderbeun. Ne kater ndeshjet e fundit, ne dy raste gjyqtari Andi Koci dhe ne dy raste gjyqtari Enea Jorgji kane percaktuar rezultatin e ndeshjes. KF Tirana denoncon publikisht nepermjet kesaj deklarate per shtyp keto ngjarje te perseritura.

Klubi do te vere ne dispozicion te mediave pamjet filmike per keto episode te turpshme per futbollin shqiptar.

KF Tirana do te kerkoj zyrtarisht prane Federates Shqiptare te Futbollit perjashtimin e gjyqtarit Andi Koci pergjithmone nga futbolli, do te kerkoj qe gjyqtari Enea Jorgji te mos gjykoje me ne ndeshjet e Tiranes si dhe do te kerkoje qe ne takimet e rradhes me Skenderbeun te gjykohet nga gjyqtar te huaj.

KF Tirana i kerkon publikisht Federates Shqiptare te Futbollit te mos mjaftohet me pezullime gjyqtaresh si mase ndeshkimore, por te marre masa per te mos demtuar investimet e medha te klubit, mundin e futbollisteve si dhe ndjenjat tifozerise bardheblu qe sakrifikon shume dhe meriton te respektohet.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të