Këshilltarët e LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës përmes një letre i kërkojnë më shumë vëmendje Erion Veliajt kundrejt klubit të futbollit me më shumë tituj në Shqipëri.
24 herë kampionët e Shqipërisë nuk po kalojnë një edicion të mirë dhe humbja në derbi i ka zhytur akoma më shumë në krizë.
Këshilltarët e LSI kërkojnë ana e bashkisë së Tiranës që të përballojë detyrimet që rrjedhin nga përqindja e përfaqësimit si aksionere e Klubit të Futbollit të Tiranës, duke kthyer këtë ekip në vëmendje dhe traditën që meriton.
Klubi i Tiranës është zyrtarisht në dorë të biznesmenit Refik Halili, i cili ka 66% të aksioneve të klubit, ndërsa Bashkia e Tiranës vetëm 34%.
Aktualisht Tirana ndodhet në vendin e 4 me 39 pikë, objektiv për këtë edicion mbetet Europa, pasi për titullin kampion gjithçka duket e mbyllur.
Letra e plotë
Drejtuar: Kryetarit të Këshillit Bashkiak Tiranë, Z. Aldrin Dalipi
Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Z. Erion Veliaj
Komisionit të Ekonomisë dhe Financës
Nisur nga gjendja e vështirë e Klubit të Futbollit Tirana dhe nga përgjegjësia qytetare si anëtarë të Këshillit Bashkiak, si përfaqësues të zërit të qytetarëve të Tiranës, sjellim në vëmendjen Tuaj gjendjen e vështirë në të cilën gjendet ekipi i futbollit të Tiranës.
Klubi Futbollit Tirana si një ndër klubet me histori dhe traditë në sportin shqiptar, ka dhënë kontributin e tij ndër vite duke prodhuar breza të tërë sportistësh me vlera qytetare.
Këta sportistë jo vetëm i kanë shërbyer krenarisë qytetare të Tiranës, por me talentin e tyre kanë dhënë kontributin në jetën sportive kulturore, kombëtare dhe ndërkombëtare, si ambasadorë të sportit shqiptar.
Kërkojmë nga ana e Bashkisë të përballojë detyrimet që rrjedhin nga përqindja e përfaqësimit si aksionere e Klubit të Futbollit të Tiranës, duke kthyer këtë ekip në vëmendje dhe traditën që meriton.

d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com