Sali Berisha foli për herë të parë për humbjen shumë thellë të Bashkisë së Kukësit, gati 1 javë pas daljes së rezultatit, ku kandidati i tij u mund me mbi 5500 vota diferencë nga Albert Halilaj. Përgjegjësinë Berisha nuk ia vë vetes, por thotë se qytetarët u blenë.
“Në Kukës, zgjedhjet u blenë në mënyrën më të pamëshirshme. Belinda Balluku, Taulant Balla, janë marrë me shpërndarje parash 1 javë rresht me thasë në qarkun e Kukësit. Që në muajin prill, në një lokal në Kukës, janë ulur fatkeqësisht një zyrtar shumë i lartë i PS me drejtorin e OSHEE të qarkut. Tavolina ka pasur përgjues dhe në këtë përgjim është e regjistruar se është bërë pazari që drejtori i OSHEE do të bëjë një tender me kaq miliona lekë. Shërbimi informativ, që ka qenë institucioni që ka vendosur përgjuesin, përgjimin ia ka sjellë Edi Ramës.”
E vetmja përgjegjësi e tij, thotë Berisha, është të thërrasë protesta dhe se vetëm në këtë mënyrë do ta rrëzojë Qeverinë.
11 Përjashtimet e bëra të deputetëve të tij nga grupi parlamentar i PD me firmë të Lulzim Bashës, për ish kryeministrin janë një tjetër pro vë se kreu i PD është peng.
"Veprimet e peng-Bashës janë akte vetëposhtërimi që i imponohen atij dhe dëshmojnë se është një peng i pashpresë. Në historinë politike të Shqipërisë, askush nuk ka shkelmuar mbi dinjitetin e vet siç ka shkelmuar ky njeri. Por është zgjedhja e tij. Fajin e ka vetë!"- tha Berisha
Refuzon të thotë nëse pas këtij hapi të Bashës, me të gjithë të përjashtuarit, që në total arrijnë në rreth 20, bashkë me Berishën, do të krijojë grupin e vet parlamentar.
" Grupi parlamentar i PD po afrohet dhe po shkon drejt zgjidhjes së problemeve."- vijoi ai.
Gjatë, u ndal edhe në çështjen e veriut, duke kritikuar qëndrimet e kryeministrit Rama, që sipas tij, i shërbejnë Vuçiç e Serbisë dhe jo Kosovës.
Lulzim Basha largoi nga grupi parlamentar i PD 11 deputetë të rreshtuar në krah të Rithemelimit të Sali Berishës. Vendimi lë jashtë grupit parlamentar të gjithë deputetët e Rithemelimit, ndërsa pjesë e tij zyrtarisht do të jenë deputetët mbështetës të Bashës dhe Gazment Bardhit.
-
Malsia eshte e Shqiperis dhe e shqiptareve jo e Berishes, Metes,Bardhit, Tabakut, Nokes e gjithe ketyre tipave harbute te pa edukat qe dhenojn ne cdo rast qe u jepet parlamentin shqiptar!Humben edhe nje here ashtu sic e meritonin moren pergjigjen e duhur!
Përgjigju -
Vetem kur fiton sali berisha Jane zgjedhje te drejta dhe te ndershme,kur fitoi ne foltore Ku edhe vet gazialem bardhziu publikoi foto qe deshmonte se kishte votues si fllamur noka e te tjer qe kishin votuar me qindra her kjo ishte e drejte sepse kishin votuar per sali berishen, ndersa kur nuk arrin dit te fiton pjelle fakte se Rama i ka bler, nderkohe qe me ne fund eshte bindur se me Ramen ska per te fituat kurre e thot se me Ramen ska zgjedhje te drejta, thot gjakpirsi.
Përgjigju -
mullah, mullah po tw vjen fundi Qen!
Përgjigju -
Po pse legenose deri ne kete fare feje or burr, duhet te kesh hall te madh. Pse e con veten sa te thone njerzia pse ha mut kot se nuk fiton gje, deri sa ti maresh per budallenj, ate do te japin, kenaqu.
Përgjigju -
Plehra plehre mbetet.Ne vend qe te jete ne burg del televizion me televizion dhe derdellit po ato gjera.
Përgjigju










Komente
Komento