Numërimi i votimeve po shkon drejt fundit, duke na zbardhur pothuajse rezultatet në 61 bashkitë e vendit, ku Partia Socialiste ka korrur një fitore të thellë. Por duket se drejtuesit e koalicionit “Bashkë Fitojmë” e kanë të vështirë të pranojnë se ata “Bashkë Humbën”.

Ky koalicion i cili erdhi me atë që e konsideruan “revolucion paqësor” duket se ishte në fakt një spastrim i opozitës edhe në bastionet historikisht të së djathtës, siç është Shkodra. Çifti opozitar i cili drejtohej nga ish kreu i shtetit që veshi këpucët e opozitarit pas zgjedhjeve, do mund të drejtojë deri në këto rezultate vetëm në 6 bashki: Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz.

Berisha dhe Meta arritën të fitojnë me një diferencë të vogël votash vetëm në 6 bashki, rezultate të cilat i shohin si një ditë të zezë të demokracisë. Duke vënë në dyshim zgjedhjet, çifti Berisha-Meta kanë përdorur të njëjtën retorikë për qeverinë, që e cilësojnë si manipulatore dhe kërcënuese edhe për vullnetin e qytetarëve. Në fakt, kjo retorikë vjen pasi kjo dyshe kishte garantuar se do të kishin një sukses konkurrues me socialistët, që qartazi nuk e patën.

Për ish kryeministrin, Sali Berisha zgjedhësit shqiptar janë terrorizuar. Ai e konsideroi një ditë të zezë për demokracinë shqiptare ndërsa si zakonisht dënoi me forcë atë që ai quajti “farsë elektorale” e karakterizuar nga alfa te omega nga krimi shtetëror elektoral dhe krimi ordiner.

‘Industria e tmerrshme e blerjes së votës, bota e krimit dhe oligarkisë dhunuan si kurrë në historinë e këtij vendi, votën e shqiptarëve. Janë të panumërta aktet, veprimet, të cilat dëshmojnë se gjatë këtyre muajve, narkoshteti zbatoi programin e asgjësimit të lirisë së votës, të blerjes së saj, terrorizimit të zgjedhësve shqiptarë. Kjo është një ditë e vështirë, një ditë e rëndë për liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Është një moment agonie për vlerat demokratike në vend. Unë jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe, për të hedhur poshtë këtë farsë elektorale, e karakterizuar nga alfa te omega nga krimi shtetëror elektoral dhe krimi ordiner. Jam këtu gjithashtu për të bërë thirrje të gjithë përfaqësuesve të opozitës në komisionet e numërimit, të vazhdojnë me përkushtim detyrën e tyre, pasi është në parimin dhe qëndrimin tonë të bëjmë gjithçka për të mbrojtur votën e qytetarëve shqiptarë. Së fundmi, dënoj me forcë dhunën e përdorur në Kurbin ndaj një komisionari për faktin e vetëm se duan me çdo kusht të diktojnë, të ndryshojnë rezultatin në këtë bashki siç kanë bërë në shumicën e bashkive të vendit. Shpreh solidaritetin tim me komisionarin Ismail Ismaili dhe të gjithë komisionerët e tjerë që në kushte terrori, po përmbushin detyrimet e tyre.’- tha Berisha.

Një reagim të tillë duke përmendur termat “narkoshtet e narkozgjedhje”, edhe drejtuesi i koalicionit Ilir Meta, nuk e pranoi humbjen dërrmuese. Sipas tij, gjithçka e ka bërë narkoshteti e narkozgjedhjet dhe për këtë si ekspert ekonomie nxjerr dhe analizën “shteruese”. Shikojeni sa ka rënë euro thotë Meta, të cilën e konsideron si arsye të qenësishme të humbjes dërrmuese së tij me koalicionin me Berishën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:16
Humbi në Kuçovë, Maliqi: I bëj thirrje SPAK dhe organizmave ndërkombëtare të vërtetojnë që ky ishte mashtrimi më i madh elektoral

1684071824_leftermaliqi.jpg

Kandidati i BF në Kuçovë, Lefter Maliqi nuk e ka pranuar humbjen dhe ka denoncuar SPAK dhe organizmat ndërkombëtare që të vërtetohet që ky ishte një mashtrim elektoral.

“Të dashur miq, njerëz me vlera të Kuçovës që më besuat e votuat, NE FITUAM!

Ne fituam betejën e drejtë, fituam garën e moralshme, të besës dhe mbështetjes të çdo banori të ndershëm që kërkoi me bindje ndryshimin.

Manipulatorët, të panikosur nga humbja filluan manovrat e vjedhjes, puçit dhe të tjetërsimit të votës.

E vërteta triumfoi, KUÇOVA NUK ËSHTË E PS, KUÇOVA NDRYSHOI, KUÇOVA HYRI NË HISTORI!

Garantoj, zotohem dhe ju premtoj me të gjithë qënien time se ky rezultat do të zbardhet shumë shpejtë, kjo është dhëmb për dhëmb deri në frymën e fundit, pasi oligarkët vodhën SHPIRTIN tuaj të PASTËR!

Të gjitha provat, faktet e ordinerëve po i publikojmë, çdo ditë, deri sa Kuçova  të vij në duart tuaja ashtu siç ma besuat e dorëzuat dje me votën tuaj!

I bëj thirrje SPAK, ndërkombëtarëve, OSBE se ky është mashtrimi më i madh elektoral i bërë ndonjëherë, TË MEREN MASAT! Ne nuk ndalemi, ne nuk dorëzohemi dhe do t’i shkojmë deri në fund kësaj beteje të orkestruar nga Oligarku Salillari, kryemashtruesi dhe dështaku Çuçi në krahë të milingonës Hajdari.

Mesazhin e morët. KUÇOVA JU SHPORRI, KUÇOVA JU THEU, KUÇOVA DO NDRYSHIMIN!

Faleminderit dhe mirënjohje çdokujt që qëndroi me mua në këtë betejë që sapo nisëm bashkë. Do të jem këtu me ju ditë e natë, çdo orë që kalon  deri sa ta zbardhim të vërtetën dhe kërkesën tuaj, madje deri sa  të dorëzojmë në qeli të gjithë organizatën mafioze që ndërhyri në këtë proçes!

Faleminderit

Lefter Maliqi!”- tha ai.

Ora 16:47
Meta s’pranon humbjen dërrmuese, gjen ‘provën’ e vjedhjes së zgjedhjeve: E patë sa ka rënë euro?!

1684058968_saliberishailirmeta.jpg

Kreu i Partisë së Lirisë, njëherësh kreu i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ilir Meta ashtu sikurse Berisha nuk ka pranuar humbjen e thellë në zgjedhje.

Sipas tij, gjithçka e ka bërë narkoshteti e narkozgjedhjet dhe për këtë si ekspert ekonomie nxjerr dhe analizën “shteruese”. Shikojeni sa ka rënë euro thotë Meta, të cilën e konsideron si arsye të qenësishme të humbjes dërrmuese së tij me koalicionin me Berishën.

“Narkozgjedhjet e narkoshtetit!

Zgjedhjet vendore të 14 Majit në Shqipëri u asgjësuan që pa filluar.

Duke mos e regjistruar opozitën në mënyrë të paligjshme, duke hequr komisionerët dhe numëruesit e opozitës. Duke përdorur tatimorët për presion ndaj çdo biznesi, duke kërcënuar votuesit e opozitës me gojën e kryeministrit, për pasojat që do të kishin nëse votonin për opozitën.

Por zgjedhjet u asgjësuan edhe ditën e zgjedhjeve, me zhbërjen e elementit themelor të sigurisë në zgjedhje, që ishte identifikimi elektronik i zgjedhësve, duke i kthyer qendrat e votimit në vende ku u dhunua hapur ligji dhe ku u ushtrua presion i pashembullt duke u mbushur me qindra drejtorë ministrish, sekretarë të përgjithshëm, drejtorë bashkie, administratorë komunash e nëpunësa gjithfarësh, përfshirë dhe policë e banditë.

E gjithë kjo me mbështetjen e hapur nga grupet kriminale dhe te narkotrafikantëve, që fatkeqësisht u bënë njësh me Policinë e Shtetit.

Shqiptarët dhanë një mesazh shumë të rëndësishëm guximi duke marrë pjesë ne këto zgjedhje dhe duke u përballur me presionin mafioz të narkoshtetit.

Narkozgjedhjet i nxorrën në shesh hapur të gjithë narkomanipuluesit e qeverisë, të cilët janë të evidentuar me emër dhe mbiemër.

Çdo veprim i tyre është evidentuar dhe mijëra fakte rëndojnë mbi ta. Euro humbi 10% të vlerës, aq shumë është përdorur ajo për të influencuar votuesit.

Populli shqiptar është shumë më i madh se sa narkoqeveria dhe Demokracia e Ndryshimi që ai meriton, është i pashmangshëm.

Asnjë narkozgjedhje nuk mund të mbajë peng lirinë dhe të ardhmen e shqiptarëve.”- shkroi Meta.