Historike/ Ballkani për vitin e dytë rresht në grupet e Conference League!

Historike/ Ballkani për vitin e dytë rresht në grupet e Conference League!

Kampionët e Kosovës, Ballkani është kualifikuar në grupet e Conference League për të dytin vit radhazi. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja paçka humbjes 1-0 me BATE Borisov në ndeshjen e kthimit play-off, iu fal fitores 4-1 në ndeshjen e parë. Tanimë djemtë nga Suhareka nderojnë shqiptarinë, duke qenë ekipi i vetëm i kualifikuar në grupe.

Ndeshja e zhvilluar në Hungari u vendos nga goli i Kontesevoy në minutën e 30-të të ndeshjes. Më pas Ballkani u mbrojt mirë, duke mos lënë hapësira për të pësuar edhe një gol tjetër.

Veç suksesit të dytë radhazi, Ballkani do përfitojë një shumë të majme monetare nga UEFA për këtë arritje. Kujtojmë se ndeshja kundër bjellorusëve të BATE u zhvillua në Hungari, pasi UEFA nuk lejon që kompeticionet e saj të zhvillohen në Bjellorusi, për mbështetjen që ky shtet i jep Rusisë në agresionin kundër Ukrainës.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali