‘Humbje e madhe për futbollin nëse ndërpritet kampionati’, Nexhipi: Tirana ta fitojë titullin në fushë, jo në tavolinë

Një ditë pas deklaratës së ministrës së Shëndetësisë Ogerta Manastriliu se është ende herët për të menduar për futbollin, duke lënë të kuptohet se kampionati mund edhe të mos rinisë, për ‘Report TV’ Nderim Nexhipi, drejtori i klubit të Kukësit thotë se kjo do të ishte një humbje e madhe për futbollin.

“Do të jetë një humbje e madhe për të gjithë klubet. Normal që shëndeti është në plan të parë, të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë, sidoqoftë akoma po shpresojmë që të ketë një mundësi që të fillohet dhe të mbarohet kampionati këtë dy muaj.”

Lidhur me lajmin se disa futbollistë të Kukësit kanë mbetur jashtë kufinjve Nexhipi thotë:

“Faktikisht janë tetë lojtarë që janë jashtë vendit. Tani janë shtatë se Shkurtaj është kthyer dhe është duke bërë karantinimin në Durrës. Jemi në kontakt me të gjithë lojtarët, kemi disa prej tyre në Kosovë dhe Maqedoni e po presin të kthehen.”

Më tej Nexhipi konfirmon se FSHF ka shpërndarë pagën e dytë të ndihmës prej 30 mijë lekësh futbollistëve.

“Në momentin që shteti nuk pranoi të ndihmonte sportin, unë po flas për futbollin, ajo që bëri FSHF ishte një gjë shumë e mirë, një gjest i madh. Bësoj se bënë një gjë të mirë dhe me miratimin e pagës së dytë mendoj se ia lehtësoj sadopak punën çdonjërit në familjen e tyre.”

Në rast se ndërpritet kampionati, do ta pranojë Kukësi që Tirana të shpallet kampione?

“Unë e kam thënë që të gjithë shpresojmë që futbolli të kthehet. Vetë unë të kisha qenë pjesë e futbollit në fushë do doja ta fitojë titullin në fushë dhe jo në tavolinë, pasi akoma kampionati është i hapur. Dikush mund të thotë se është 9 pikë diferenca, por edhe ne kemi qenë futbollistë, e dimë që shpejt mund të humben 9 pikë. Me ne konkurentin direkt Tirana ka dy ndeshje. Me pikë të barabarta me to ne do të shpalleshim kampion.”

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave