Hungarezi Vàmos ngjit në skenë
“Carmina Burana” me artistët e Tiranës

Hungarezi Vàmos ngjit në skenë<br />“Carmina Burana” me artistët e Tiranës
Me koreografi dhe skenografi të hungarezit Youri Vàmos, baleti “Carmina Burana” do të ngjiten në skenën e Teatrit Kkombëtar të Operës dhe Baletit më Tiranë në datat 4,7 dhe 8 tetor, ora 19.oo. Kjo premierë do të shoqërohet nga orkestra e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Kori, Solistët dhe Trupa e Baletit.

“Një produksion madhështor dhe në muzikën sugjestionuese të Carl Orff, do të ngjitet në skenën e TKOB-it”, lajmëron zyra e shtypit e operas. Teatri kombëtar i operës ia ka besuar suksesin koreografit të njohur hungarez, i cili do të ngjis ën skenë premierën me ndihmëm e as/koreografes Joyce Cuoco, dirigjentit Desar Sulejmani dhe dirigjentit të  korit Dritan Lumshi. Ndriçimi bëhet nga Klaus Gärditz. Në role do të jenë baletmaestër Alisa Gjoni dhe kori i vajzave  drejtuar nga Bujar Alliu. Në këtë shfaqe do të interpretojnë sopranoja Eriona Gjyzeli, baritoni Carlo Cheçhi, kontratenori Safet Berisha, dhe balerinët Adela Muçollari, Ledia Sulaj, Kristi Dalipi, Ervis Nallbani, Kristi Dushmani, Erald Zela, Eltjon Merja, Besi Skura, Dion Gjinika,Jonida Onuzi dhe  Rovena Shqevi .

Sipas koreografit Vamos tema qendrore e koreografisë është “qëndrimi i njeriut ndaj ligjeve të natyrës. Ai që ngrihet kundër harmonisë që jeton në të, është i destinuar të dështojë.Në konfliktet mes burrit e gruas, në rendje të përjetimeve erotike – mes dhunës dhe gënjeshtrës – ajo që do të mbijetojë është vetëm dashuria e sinqertë”.

Ai del në përfundimin se në luftën e vazhdueshme mes burrit e gruas, në rendje të përjetimeve erotike – mes dhunës dhe gënjeshtrës – ajo që do të mbijetojë është vetëm dashuria e sinqertë. Koncepti i Vamos shfaqet përmes gjuhës së baletit. Youri Vamos koreografi, me origjinë hungareze e zhvillon aktivitetin e tij në Gjermani. Ai ka mahnitur gjithmonë audiencën me versionet shumë interesante që iu ka bërë kryeveprave klasike.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Atletikë/ Zhvillohet maratona më e madhe në botë, 8.1 mln euro shkojnë për kërkime mjekësore

Atletikë/ Zhvillohet maratona më e madhe në botë, 8.1 mln euro shkojnë për kërkime mjekësore