HUNGARI- Një gjykatë në Hungari ka shpallur fajtor katër burra për vrasjen e gjashtë romëve në sulme raciste.
 
Në mesin e vitkimave ishte dhe një fëmijë 5-vjeçar. Sulmet ndaj familjeve rome u zhvilluan në fshatrat në pjesën verilindore të Hungarisë në vitin 2008 dhe 2009.
 
Krimet brutale shokuan Hungarinë dhe policia u akuzua për gabimet.
 
Tre prej të akuzuarve morën dënim të përjetshëm, ndërsa i katërti mori 13 vite burgim.
 
Burrat përdorën armë, granata dhe bomba me benzinë në nëntë sulmet ndaj romëve gjatë një periudhe 14-mujore. Të katër burrat pranuan përfshirjen në sulmet, por të gjithë u vetëdeklaruan jo fajtorë për vrasjet.
 
Popullsia e Hungarisë është 10 milionë banorë dhe romët përbëjnë rreth 7% të tyre.
 
Komuniteti rom është goditur nga varfëria dhe analfabetizmi, ku shumica jetojnë në margjina të shoqërisë hungareze, dhe shpesh janë viktima të neglizhencës dhe diskriminimit.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)