Hungari, kryeministri Orban, sfidon
Brukselin: Burg për emigrantët

Hungari, kryeministri Orban, sfidon<br />Brukselin: Burg për emigrantët
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka bërë një deklaratë të fuqishme për sa i përket çështjes së emigrantëve në Hungari, duke sfiduar kështu në mënyrë të drejtpërdrejt, politikat e ndjekura nga Brukseli.

Orban ka deklaruar se qeveria hungareze ka vendosur të ripërcaktojë edhe njëherë, arrestimin e shtetasve të huaj nga policia.

Një masë ndalimi sistematike në paraburgim do të jetë në mënyrë të hapur kundër BE-së, por ne duhet të mbrojmë sovranitetin tonë”, është shprehur ai në një deklarate në
radion kombëtare të Hungarisë.

Orban prej dy vitesh ka ndërmarrë një fushatë të ashpër kundër emigrantëve në Evropë, ndërkohë që gjatë fjalës së dit ai ka paralajmëruar se do të ndërmarrë edhe disa beteja
të rëndësishme kundër BE-së gjatë këtij viti.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Bomba' e

'Bomba' e "The Telegraph": Udhëheqësi i Hamasit u vra nga agjentët iranianë, me urdhër të Mossad!