Deklarata e ministrit të Jashtëm hungarez, vjen vetëm një javë para vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin.
“Qëndrimi i Hungarisë në lidhje me sanksionet e vendosura kundër Rusisë, është se ato janë të padobishme. Duke goditur ekonominë e Rusisë, Evropa ka goditur ekonominë e saj”, është shprehur ai.
Sanksionet ekonomike kundër Rusisë, u vendosën në vitin 2014, pas aneksimit të paligjshëm të rajonit të Krimesë nga Rusia.
Hungaria është anëtare e BE-së dhe e NATO-s, ndërkohë ka marrëdhënie të mira me Moskën që prej vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
