/ATSH-AFP/ - Presidenti rus, Vladimir Putin do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Budapest ku do të takohet me drejtuesin konservator, Viktor Orban konsideruar si aleati i tij më i afër brenda Bashkimit Evropian.
Bëhet fjalë për vizitën e parë të presidentit rus në një vend të Bashkimit Evropian që prej një vizite në Itali në muajin tetor të vitit 2014, ndërkohë që raportet mes Moskës dhe evropianëve janë të tendosura për shkak të krizës ukrainase.
"Kjo vizitë do të përqendrohet kryesisht në negociatat për një kontratë të re gazi, ajo që lidh dy vendet dhe që përfundon këtë vit", sipas Ministrisë hungareze të Punëve të Jashtme.
Shumë e varur nga gazi rus, Hiungaria është një prej urave kryesore në Evropë për projektin e gazjellësit "South Stream" destinuar për të anashkaluar Ukrainën.
/Shqiptarja.com