Hungaria akuzon BE-në për hipokrizi për ngritjen e barrierave kufitare

/ATSH-AFP/ - Hungaria akuzoi sot Bashkimin Evropian për hipokrizi pas fillimit të ndërtimit, në disa vende të BE-së, të barrierave kufitare për kontrollin e fluksit të imigrantëve dhe refugjatëve, ndërkohë që Budapesti ishte kritikuar ashpër për të njëjtën masë.
"Kjo nuk i jep kënaqësi askujt të ndërtojë një barrierë në kufi. Ne nuk e bëjmë për kënaqësinë tonë. Por ne na është dashur të mbrohemi sepse nuk kishte zgjidhje evropiane të përbashkët", deklaroi ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Szijjarto, sot në Pragë.
Szijjarto u shpreh gjatë një konference shtypi të organizuar në përfundim të një takimi të ministrave të Punëve të Jashtme të grupit V4 (Hongari, Poloni, Republika çeke, Sllovaki) dhe disa vendeve të tjera të Evropës.
Sllovenia po vendos një barrierë në kufirin me Kroacinë ndërkohë që Austria njoftoi sot se do të vendoste tela me gjemba prej 3,7 kilometrash përgjatë kufirit me Slloveninë.
"Ne na konsideruan si fashistë dhe diktatorë, ashtu si ndonjë vend tjetër, vlerat e të cilit nuk ishin konform me ato të BE-së", theksoi kreu i diplomacisë hungareze.
"Dhe tashmë shikoj vendet fqinje. Çfarë bëjnë ato? Ato vendosin pengesa teknike në kufijtë e tyre. Por çfarë do të thotë kjo, pengesa teknike? Kjo do të thotë barriera dhe tela me gjemba", theksoi ai.
"Kjo është vetëm hipokrizi", konfirmoi Szijjarto duke shtuar se Hungaria ishte i vetmi vend që mund të ndalonte me sukses këtë fluks.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh