Hungaria merr Presidencën e BE, Spiropali uron homologun hungarez: Besimplotë se do të përshpejtohet anëtarësimi i Shqipërisë

Hungaria merr Presidencën e BE, Spiropali uron homologun hungarez: Besimplotë se do të përshpejtohet anëtarësimi i Shqipërisë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka uruar kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, László Kövér, me rastin e marrjes nga Hungaria të Presidencës së Bashkimit Europian.

Në letrën drejtuar homologut Kövér, pasi i shpreh urimet për përmbushjen me sukses të objektivave dhe prioriteteve të Presidencës Hungareze, Kryetarja Spiropali shpreh besimin se: “Presidenca Hungareze do të kontribuojë për një Europë më të fortë, më të mbrojtur e më kohezive. Jam besimplotë se zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor, si një prioritet i Presidencës Hungareze, do të nxisë e përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Përfitoj nga ky rast për të shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Asamblesë Kombëtare dhe të Qeverisë së Hungarisë të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe shpreh bindjen se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe gjatë Presidencës Hungareze dhe procesit të negociatave”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë