/ATSH/.- Numri i atyre që kalojnë ilegalisht kufirin Serbi-Hungari po vazhdon të bjerë, kanë thënë burime nga policia kufitare e qytetit hungarez, Çongrad.
Sipas KosovaPress, policia dje ka kapur 113 persona të cilët po tentonit të kalonin ilegalisht kufirin, një numër më i ulët ky krahasuar me javët e kaluara ku kufirin e kalonin deri 300 persona në ditë.
Nga 113 migrantë të kapur dje, vetëm shtatë janë nga Kosova, ndërsa të tjerët kryesisht janë nga Siria, Afganistani dhe Bangladeshi, ka thënë zëdhënësi i policisë në Çongrad.
Gjatë kësaj jave numri i atyre që tentuan të kalojnë kufirin serbo-hungarez ka shkuar nga 113 në 280 persona, ndërsa në javët e shkuara ky numër ka variuar nga 300 deri në 1000 persona.







