Hungaria 'siguroi përjashtim' nga vendosja eventuale e çmimeve tavan për gazin

Hungaria 'siguroi përjashtim' nga vendosja eventuale e çmimeve tavan për gazin

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë të premten se në samitin e Bashkimit Evropian është arritur një marrëveshje që përcakton se vendosja eventuale e çmimit tavan për gazin, nuk do të zbatohet për marrëveshjet afatgjata, sikurse pakti 15-vjeçar që ka Hungaria dhe kompaninë ruse, Gazprom

Çmimi tavan është çmimi maksimal i lejuar ligjërisht në një shtet. Kryeministri Orban ka thënë në faqen e tij në Facebook se “ne kemi siguruar një përjashtim nga çmimi tavan për gazin, andaj marrëveshja nuk do të dëmtojë furnizimet e Hungarisë me gaz”.

Sipas tij, edhe nëse do të ketë prokurim të përbashkët të gazit në Evropë, “diçka e tillë nuk do të jetë e detyrueshme për Hungarinë”.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë të premten se shtetet e Bashkimit Evropian do të vazhdojnë të punojnë për të luftuar krizën me energji që ka përfshirë këtë bllok. Liderët e BE-së “janë pajtuar që të punojnë në masat për të luftuar çmimet e energjisë për ekonomitë familjare dhe bizneset”, ka thënë ai në Twitter.

“Uniteti dhe solidaritet triumfojnë”, ka thënë ai në Twitter, pas negociatave të zgjatura mes liderëve të BE-së.

Ata kanë diskutuar deri në orët e para të mëngjesit si të luftojnë në mënyrën më të mirë rritjen e çmimit të gazit. Shumica prej tyre janë qenë të pajtimit për vendosjen e çmimit tavan. Çmimet e gazit janë rritur në shkallë të konsiderueshme prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Rusia ka zvogëluar sasitë e gazit që çon në BE, duke përmendur punimet në rrjet. Perëndimi beson se vendimi i Kremlinit është hakmarrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës prej nisjes së luftës. Plani i Evropës për të tejkaluar krizën energjetike gjatë dimrit

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Viktor: 21/10/2022 10:44

    Bravo Orban shiko interesat e popullit tend qe te ka besiar drejtimin dhe mos u influenco nga keta lepiresit qe po shkaterrojne ekonomine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja