Sigurisht që parashikimi i yjeve sjell të reja çdo muaj. Tetori është muaji i Peshoreve dhe si pasojë Hena e re do të kalojë në këtë shenjë duke sjellë ndryshie të mëdha në çdo person në këtë periudhë.
Mësoni tuajat!
Dashi: Hëna e re ka shumë surpriza për të lindurit në shenjën e Dashit, sidomos për ata që janë beqarë të ‘’stazhionuar’’ prej kohësh. Një njohje e re ditën e premte mund të kthehet në një lidhje shumë premtuese, kështu që jepini rëndësinë e duhur.
Demi: Ndërkohë që Dashi është në kërkim të një dashurie të re, Demi do t’i rikthehet një dashurie të vjetër: mirëqenies. Ky është momenti i duhur për të nisur një regjim detoksikues, për t’u marrë me sport ose për të ndryshuar garderobën. Me pak fjalë, të kujdeseni sa më shumë për veten.
Binjakët: Hëna e re do t’ju mësojë një leksion të vyer gjithë Binjakëve ‘’Në jetë nuk duhet vetëm të bëni llogari, por edhe të ndiqni instiktin’’. Ky është rasti ideal për të ndjekur një dëshirë dhe pasion që e keni peng nga e shkuara.
Gaforrja: Keni kohë që planifikoni të bëni disa ndryshime në shtëpi, por i keni shtyrë gjithmonë për momentin e fundit. Mos e shtyni më. Mos u mendoni gjatë, ky është çasti i duhur. Hëna e re do t’ju dhurojë të gjithë energjinë e saj, e si rrjedhojë do të mund të ndiqni me përpikmëri idetë tuaja.
Luani: Luani e ka humbur entuziasmin e dikurshëm dhe po përjeton një periudhë aspak të qetë nga ana emocionale. Jeni gjithë kohës në ankth dhe kjo gjë reflektohet edhe në jetën në çift. Merrni pak kohë për veten dhe për partnerin. Duhet të komunikoni për çdo gjë dhe të mos i mbani sekrete njëri-tjetrit.
Virgjëresha: E dimë që një shenjë perfekte si Virgjëresha do të bëjë revolucion në gjithçka, por ndonjëherë është më mirë thjesht të tregoheni praktike. Kujdes me paratë, mos shpenzoni më shumë se ç’keni në kuletë.
Peshorja: Peshorja është shenja fatlume që do të mirëpresë Hënën e re deri në fund të tetorit. Po jetoni momentin më të mirë të jetës suaj, si në aspektin personal dhe atë profesional. Vazhdoni kështu!
Akrepi: Akrepi është një ndër shenjat më të forta të horoskopit, por forca e vullnetit nuk mund të bëjë gjithmonë mrekulli. Gjendeni përballë një situate shumë të vështirë, kështu që vendosni mendjen në punë.
Shigjetari: Të lindurit në shenjën e Shigjetarit do të zbulojnë se për të ndërmarrë një aventurë, nuk mjafton vetëm të ndizni makinën apo t’u jepni këmbëve. Duhet zemër, emocion dhe mbi të gjitha njerëz që ju duan.
Bricjapi: I jepni gjithmonë rëndësi rritjes profesionale dhe karrierës, por jeta nuk është e përbërë vetëm nga këto, shkruan living. Energjia e Hënës së re do t’ju ndihmojë të zbuloni pasione të reja dhe të jeni më të lirë në të ardhmen.
Ujori: Nuk është aspak e lehtë ta nxjerrësh Ujorin nga stofulla dhe rehatia e tij, por ka raste që duhet bërë. Merrni në telefon një mik, bëni një udhëtim, lexoni një libër etj. Duhet të dilni nga izolimi ku gjendeni prej kohësh dhe të zbuloni kënaqësi të reja.
Peshqit: Jeni të rrethuar nga pseudomiq, njerëz me dy fytyra dhe dashakeqë. Kjo ndodh pasi ju jeni shumë të ndjeshëm dhe i besoni çdokujt. Megjithatë forca e Hënës së re do t’ju ndihmojë t’i hiqni maskat kujtdo.