Hygerta Sako është një nga moderatoret më të ndjekura shqiptare. Ajo bëhet herë pas here pjesë e mediave rozë, përsa i përket jetës së saj personale. Ditën e sotme Sako është bërë nostalgjike dhe ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur nuse. Me flokë të kuqe dhe me onde, Hygerta ngjan mjaft e qeshur dhe simpatike.

Foto e publikuar nga Hygerta Sako

Moderatorja e postoi këtë foto me një kërkesë të një ndjekësi i cili donte ta shikonte me fustan të bardhë, por sigurisht që mendja e saj ka shkuar pas në kohë, në ditën kur u martua me njeriun që sot është e divorcuar. Sako u martua me Artur Aligjonin në vitin 2006 dhe u divorcuan në vitin 2012. Nga martesa e tyre lindi Ana e cila sot jeton me moderatoren.