Qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të mund të komunikojmë me telefonat celularë, me kosto shumë më të ulta, ndërsa udhëtojnë në vendet e Bashkimit europian.
Drejtuesja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) Majlinda Bregu, njoftoi sot se që prej 1 tetorit, kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të reduktuara në masë të ndjeshme nga 30 deri 99 përqind më lirë.
Vendimi për uljen e shpenzimeve 'roaming' u mor në dhjetor të vitit të kaluar, gjatë takimit të nivelit të lartë BE- Ballkani Perëndimor, në Tiranë, falë një marrëveshjeje të nënshkruar nga operatorët e telekomunikacionit të BE-së dhe vendeve të rajonit e cila parashikon shuarjen e plotë të tarifave roaming brenda vitit 2027.
Zonja Bregu në një postim të saj në rrjetet sociale, foli për një histori suksesi. Ajo mori shembullin e kostove të transferimit të një materiali video per 1 gigabite, të cilat deri dje, në rastin e Kosovës, do të kushtonte afro 2500 euro, ndërsa tani, me tarifat e reja, do të mund të realizohet për vetëm 17 euro.
Po kështu, për të njejtin shërbim, në Shqipëri, do të të duhej të paguheshin 565 euro, ndërsa me çmimet e reja, ulet me 99 përqind.
Hapi i parë për zbutjen e tarifave roaming, u hodh nga vetë vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat që prej 1 korrikut të vitit 2021, i hoqën totalisht ato, për qytetarët e tyre që udhëtonin në vendet e rajonit./VOA
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?
-
Po
20.9%
-
Jo
70.2%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 483
Lajme të tjera
-
‘BE sanksionoi Prishtinën për shkak të sjelljes së Kurtit’/ Eksperti në Report Tv: Serbia pret fitoren e Rusisë në Ukrainë për të aneksuar veriun e Kosovës
2 Maj, 21:44
-
Kurti: Kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen e masave kufizuese
2 Maj, 14:18
-
BE planifikon marrëveshje migrimi me Libanin
2 Maj, 10:31
-
Njëzet vjet pas zgjerimit të madh, BE-ja synon ta vazhdojë procesin
1 Maj, 10:59
-
BE: Në Kosovë mbështesim një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore
30 Prill, 16:47
-
A po luan Gjeorgjia sërish me zjarrin?
30 Prill, 07:55
-
Michel: Ballkani Perëndimor duhet të futet sa më parë në BE
29 Prill, 20:49
-
Ambasadori i BE, Gonzato: Forcimi i mëtejshëm i gjyqësorit, investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë në BE
29 Prill, 20:04
-
Gazeta franceze: Shqipëria drejt BE, një të tretën e popullsisë tashmë e ka në Europë
29 Prill, 07:57
-
Analiza e DW: Mundet BE të përballojë financiarisht vende të reja anëtare?
28 Prill, 10:06
-
Gjykata e Lartë greke ndalon garimin e partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët', në zgjedhjet europiane
24 Prill, 22:31
-
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit i kërkon Kosovës “përparim urgjent” për themelimin e Asociacionit
24 Prill, 20:50