Hyjnë në treg frutat ekzotike në Divjakë, fermeri: Kur e nisëm nuk patëm sukses por tani kemi kërkesa të mëdha, e dimë ç’kërkon tregu

Kanë dalë në treg frutat ekzotike të prodhuara në Divjakë. Ato shiten me çmim shumë të leverdishëm nga 15-20 euro për kg. Kërkesa është disa herë më e lartë, se sa prodhimi, tregon Irakli Shkoza, i cili është i pari në vendin tonë që ka nisur prodhimin eksperimental të frutave me origjinë nga vendet me klime tropikale.

“Nëse do flasim për frutin e pasionit tashti është produkti që njihet dhe jemi futur në markete. Nuk prodhojmë shumë, ne nuk përballojmë dot kërkesat. Por mund të them se përpara 3 vitesh kur e nisëm këtë sipërmarrje nuk kishte treg fare. Sot prodhojmë disa kontigjente, por kërkesat janë shumë më të mëdha se tani e njohin dhe e kërkojnë.- tha fermeri.

Por kush janë blerësit e frutave ekzotike të Divjakës?

“Shumë lokale të mira në vend, që i njohin këto fruta, që kanë qenë emigrant janë takuar me këto fruta ia dinë vlerën dhe rëndësinë dhe çmimet, përveç kësaj më e rëndësishmja, një prodhues nuk duhet të ketë frikë se shtohet prodhimi. Shumica dërrmuese e Evropës, por janë konsumatorë të mëdhenj, për mua nuk është problem tregu por prodhimi”.- vijoi fermeri.

Këto fruta e perime perime kërkohen nga tregu dhe përshtaten me kushtet klimaterike të Divjakës dhe gjithë ultësirës perëndimore.

“Dragon frut është kaktus dhe vjen nga Amerikës Latine, në Shqipëri nuk qe menduar të kultivohet por ja rezultati që kemi sot. Kemi tre vite që e kemi mbjellë dhe sot kemi frutat e para. Vitin tjetër do të jetë totalisht në prodhim. Në vendet tropikale bëhen në fushë të hapur, ndërsa këtu duan sera apo gjysmë sera, e rëndësishme që prodhohen këtu. Me interes për fermerët tanë”. – përfundoi fermeri.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • top channel: 01/11/2022 00:59

    mbillni arra,,lajthia,,geshtenja,,,shege,,,,ananas,,dhe kiwi.....qershi,,,fiq...

    Përgjigju
  • mond: 28/10/2022 19:30

    Kur të mbjellin të gjithë këto fruta do mbeten dhe keto pa shitur, perseri nga fillimi, gjejmë ndonjë tjetër kolpo për të vazhduar.

    Përgjigju
    • Beni: 28/10/2022 23:59

      Vetem cannabis nuk ngel pa u shitur

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë