PODGORICE – Mali i Zi është efektivisht që sot anëtar me të drejta të plota i Organizatës Botërore të Tregtisë, duke arritur një nga prioritetet e deklaruara të tij.

Ministri i Financave malazez deklaroi se Mali i Zi është anëtari i 154-t i OBT-së.

Protokolli i pranimit të Malit të Zi në OBT u nënshkrua që në 17 dhjetor të vitit të kaluar, por sot është data kur pranimi merr efektet e etij të plota.

Mali i Zi shpreson që me pranimin në OBT t’i japë më shumë hov tregtisë me jashtë, të ulë koston e jetesës dhe nivelin e korrupsionit si edhe të rrisë besueshmërinë për investuesit e huaj.

Në rajonin e Europes Juglindore, të vetmet vende që nuk janë ende anëtare të OBT janë Serbia, Bosnja dhe Kosova.

(ep/shqiptarja.com)