Një episod jo i zakonshëm ka vënë në alarm sigurinë e Ministrisë së punëve të Jashtme ditën e djeshme. Një femër e armatosur është arrestuar teksa përpiqej te hynte në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Burime nga Policia e Tiranës njoftuan se gjatë një kotrolli të ushtruar në çantën e 36-vjeçares, Margarita Zenelaj, është gjetur një pistoletë.
“Nga komisariati i Policisë Nr.1 Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i Margarita Zenelajt, 36 vjeçe, lindur në Lushnje dhe banuese në Tiranë. Arrestimi i saj u krye, pasi nga kontrolli i ushtruar në çantën e saj u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë tip ‘Parabel’, me një krehër me 8 fishekë” shkruhet në njoftimin e Policisë.
/Shqiptarja.com