TIRANE - Armët e zjarrit do të mund të jepen lirisht, në bazë të ligjit të ri për armët e zjarrit që pritet të hyjë në fuqi pas miratimit të akteve nënligjore përkatëse dhe udhëzimeve të Ministrit të Brendshëm. Një fakt i tillë konfirmohet për A1 Report nga shefi i zyrës së shërbimeve ndaj të tretëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Dhimitraq Ziu.
Sipas Ziut edhe pse lejet e armëve të zjarrit do të jepen lirisht, do të ketë edhe raste të kufizimeve. Kjo do të varet nga personaliteti dhe nga gjendja penale dhe situata familjare e personit.
Por ndërkaq ligji i ri parashikon edhe kontrolle të rrepta dhe penalitete për personat që do të pajise me të drejtën e mbajtjes së armëve të gjahut apo të zjarrit.
Gjatë vitit të kaluar, policia e shtetit ka vendosur anulimin e lejeve për armët e zjarrit për rreth 400 raste, pasi janë gjetur me shkelje.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO